web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jam sharë me fjalor vulgar nga mbështetësit e Bashës”/ Evi Kokalari: Kur merresh me politikë, fatkeqësisht bën armiq

4 Qershor 2021, 20:46, Politikë CNA

?Kur merresh me politikë, fatkeqësisht bën armiq. Në Shqipëri kjo tezë trefishohet?.

Kështu është shprehur aktivistja shqiptare Evi Kokalari, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook u është përgjigjur akuzave dhe sulmeve që janë hedhur në drejtim të saj pas komentit që bëri për vendimin e DASH për ish kryeministrin Sali Berisha.

Kokalari është shprehet se është sharë dhe ofenduar me një fjalor vulgar, duke pretenduar se ish kryeministri është një kriminel dhe se ajo po e mbështet atë.

?E kuptoj që kur merresh me politikë, fatkeqësisht bën armiq. Në Shqipëri kjo tezë trefishohet sepse ka shumë rryma kundërshtuese brenda të njëjtës parti.

Këto kohët e fundit kam marrë shumë sulme nga mbështetësit e Bashës, të Berishës dhe të Albin Kurtit, sulme nga më ordineret, të një kategorie që të bëjnë të analizosh koshiencën e Shqiptarëve në tërësi si popull.

Jam sharë me një fjalor shumë vulgar, sepse në mëndjen time nuk e justifikoja dot vendimin e DASH për Berishën dhe këtë e shpreha publikisht. Për këtë më kanë kryqëzuar ata që mendojnë se Berisha është kriminel dhe une mbështetëse e tij. Po të kishin dëgjuar me vëmendje se çfarë them, do e kuptonin që kam komentuar në veprimet e Dash, dhe jo të Berishës.

Jam sharë dhe sulmuar në çdo forme që mund të mendohet nga mbështetësit e Albin Kurtit, sepse nxorra në pah hipokrizin e Haki Abazit dhe të vet Albinit, të cilën po e shohim qartë këto ditë përpara takimit të tij me Vucic.

Jam sharë nga mbështetësit e Kadillit, (megjithëse shanset janë këta te fundit i dërgoi Kadilli vetë), sepse tregova publikisht që ai nuk është në gjëndje të përballoj një debat konstruktiv dhe të sinqertë, jo më të rimëkëmbi dhe të kryesoj një Parti që momentalisht është në “life-support”.

Jam akuzuar si agjente greke dhe sërbe, por s?kam shkelur kurrë as në Greqi, dhe as në Sërbi. Jam akuzuar se jam martuar me një plak grek, por jo, pesë vjet diferencë kemi dhe është i lindur dhe i rritur në New York. Dy herë ka qënë gjithësej në Greqi në gjithë jetën e tij dhe mezi flet Greqisht, ndryshe nga 30% e shqiptarëve që kanë emigruar dhe jetojnë atje. Jemi akuzuar të dy që kemi dhënë para lobimit Grek për Vorio-Epirin, por im shoq as nuk dinte ku binte Shqipëria kur jemi takuar, le më të di çfarë është Vorio-Epiri. Jam akuzuar se jam martuar për para, por kam nën menazhim kompani multi-million dollareshe që i kam ndërtuar vetë, me ndihmë minimale nga të tjerët?, shkruan Kokalari./CNA.al





Lajmet e fundit nga