web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kemi punuar për të blerë librat”/ Eli Fara tregon për fëmijërinë e vështirë

23 Maj 2021, 12:42, Lifestyle CNA

Këngëtarja Eli Fara e ftuar në emisionin “E Diell” ka rrëfyer më shumë detaje rreth fëmijërisë së saj. Ajo është shprehur se është rritur në një familje me pesë fëmijë ku secilit i duhej të punonte për të blerë librat.

Këngëtarja ka thënë se ka qenë një jetë me vuajtje por që në fund është krenare për gjithçka që ka arritur deri më sot.

?Mund të themi që kemi sakrifikuar. Jemi rritur në vuajtje, jo me komoditet dhe përkëdheli. Jam rritur në një familje me pesë fëmijë, kemi punuar vetë për të blerë librat. Është gjë kryesore Geni, origjina, familja, formohet me atë karakter dhe nuk ka qenë e lehtë rruga që kam bërë por jam krenare?, u shpreh Eli Fara./ CNA.al





Lajmet e fundit nga