web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur do të hiqet ora policore?/ Flet Manastirliu: Nëse indikatorët vijojnë kështu…

22 Maj 2021, 16:27, Lifestyle CNA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu, ka folur për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera.

E ftuar në ?Kjo javë?, ajo tha se vendimet për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera, merret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët, monitorojnë në terren dhe nga afër çdo ditë të dhënat epidemiologjike në vend.

?Fakti që jemi në këtë situatë i referohet masave të targetuara që kemi marrë kësaj kohe. Shqipëria është një vend, i cili, edhe sot që flasim por gjatë gjithë kësaj periudhe, është një vend që s?ka pasur mbyllje totale. Ka pasur masa të intensitetit mesatar.

 Kjo ka sjellë që të kemi efekt të këtyre masave. Duhet thënë që jemi në një moment ku kemi numrin më të ulur ndonjëherë të rasteve aktive, gjatë këtyre muajve. Kjo s?do të thotë që ne të çlirohemi njëherë e përgjithmonë. Virusi është ende këtu, duhet të tregojmë kujdes. Masat, siç janë ora policore, mbyllja e breve, restoranteve dhe klubeve të natës, kjo ka sjellë një ulje të rasteve të infektimeve. Edhe mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, vijojnë të jenë mjetet dhe armët me kosto të ulët që vijojnë të jenë thelbësore për kufizimin e virusit.

Për aq kohë sa Komiteti i Ekspertëve s?ka pasur vendimmarrje sa i përket orës policore apo heqjes së masave të tjera, tregon që ende s?kemi një vendimmarrje.

Le të besojmë te Komiteti ynë i Ekspertëve. Mund të kemi lehtësim të masave nëse situata vijon e tillë. Por duhet të jemi të kujdesshëm në lirimin e menjëhershëm të masave, sepse sjell rritje të infektimeve. Po futemi në sezonin turistik dhe Shqipëria nuk ka asnjë kusht për turistët që të futen. Sot, në krahasim me vendet e tjera, ka tregues epidemiologjik të përmirësuar, por kujdesi duhet të vazhdojë?, tha Manastirliu./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga