web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid-19/ Brataj: Lehtësimi i masave do të vijë gradualisht

21 Maj 2021, 17:06, Lifestyle CNA

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se situata nga pandemia është përmirësuar ndjeshëm, por virusi akoma nuk ka ikur. Sipas tij, respektimi i masave është kryesore pasi ndikon në përhapje të infeksionit.

?Fakti që ka akoma raste të reja do të thotë që virusi është mes nesh. Ndryshimi është që numri i ulët me rastet Covid është edhe për arsye të qëndrimit më pak në spitale të pacientëve që shtrohen kështuqë janë tregues shumë të mirë por duhet kujdes i vazhdueshëm si gjithmonë për tu ruajtur. Duke parë që ka akoma përhapje të infeksionit duhet respektimi i masave?, u shpreh ai.

Brataj shtoi se sezoni i verës këtë vit do të jetë me lehtësira, ku shtoi se do të hapen 28 qendrat shëndetësore këtë vit edhe në Spille.

?Qendrat shëndetësore do të hapen në 15 qershor. Jemi në fazën e mbledhjes së personelit mjekësor nga ana e operatorit, do të bëhet një trajnim për mjekë dhe infermierë dhe do të fillojë shërbimi plus do të vihen në dispozicion disa nga autoambulancat e flotës për të qenë sa më afër qendrave sidomos atyre që janë larg spitaleve. Do të hapen të 28 qendrat shëndetësore siç ishin vitin e kaluar. Këtë vit do të hapet edhe Spilleja që nuk ka qenë aktive?, shtoi Brataj.

Në një intervistë për A2 përsa i përket lehtësimit të masave, Brataj u shpreh se do të vijnë graduale.

?Duhet të shohim si po veprojnë vendet e tjera, ne nuk jemi ndryshe nga të tjerët, Vënia e masave ka qenë graduale dhe heqja do të jetë graduale. Kështuqë se kush do të jetë e para duhet të analizohen mirë të dhënat?, përfundoi Brataj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga