web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Kush është prezantuesja e Eurovision, që ka lindur burrë

22 Maj 2021, 12:13, Lifestyle CNA

Nicky de Jagger, prezantuesja e festivalit evropian të këngës, ka tërhequr jo pak vëmendje, per pamjen e saj te jashtme.

Por, vemendje me te madhe terhoqi kur ka deklaruar se ka lindur burrë. Ajo ka deklaruar se përfundoi procesin e ndryshimit të gjinisë, kur ishte në moshën 19-vjeçare.

27-vjeçarja është bërë e famshme në youtube, si make up artiste, ndërsa kur zbuloi operacionin e ndryshimit të gjinisë, ajo fitoi shumë ndjekës në rrjetet sociale.

?Unë jam këtu sot për të ndarë diçka me ju që kam dashur të bëj për një kohë të gjatë, por me kushtet e mia. Dua ta filloj vitin me një të vërtetë të jetës sime që më bëri atë që jam. Kam lindur në një trup të gabuar. Që do të thotë se jam transgjinore. Në shkollën fillore kam veshur rroba grash. Disa njerëz më pranuan dhe të tjerët më përqeshën. Ishte e vështirë për mua që ta tregoj publikisht,? tha Nicky, duke zbuluar ?sekretin? e saj./CNA.al





Lajmet e fundit nga