web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungesa e vaksinave kineze/ Manastirliu: Po punojmë për të sjellë 500 mijë të tjera

22 Maj 2021, 17:08, Lifestyle CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastili ka sqaruar situatën me vonesën e dozave të dyta të vaksinës kineze në Shqipëri.

E ftuar në ??Kjo Javë? Manastirliu tha se bazuar edhe tek ekspertët nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës kineze bëhet në disa ditë avancë, ndërsa tha se po punojnë për të marrë dhe 500 mijë doza të tjera.

?Është operuar që një pjesë e madhe të Sinovac janë përdorur në tërësi dhe me një shpejtësi të madhe për vijimin e fushatës së vaksinimit, duke superuar përqindjen e dozave të dyta.

Nuk ka një problem shqetësues nëse doza e dytë bëhet në disa ditë në avancë. Ne qeveria shqiptare ka vijuar punën e saj për të bër të mundur që të vijnë 500 mijë doza të tjera të Sinovac dhe për të vijuar më tej me rivaksinimet me dozat e dyta, pasi një pjesë e madhe e kanë bërë dozën e dytë?, tha ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga