Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Agron Gjekmarkaj, analisti që deri më dje, para se të ulej në tavolinën e pazareve për t?u bërë deputet, ?kryqëzonte? kreun e PD-së Lulzim Basha, sot i qëndron në krah atij.
Sot e sheh me adhurim si Kryeministrin e tij, edhe pse zgjedhjet i humbën.
Për Gjekmarkajn, sot në PD nuk ka variant tjetër veçse Lulzim Bashës.
Sigurisht në një anë i besojmë, pasi ishte Basha që e futi në lista për deputet, në këmbim që ai t?i ?lëpihej? siç po bën tani.
Por, nga ana tjetër, janë me qindra e qindra deklarata të Gjekmarkajt kundër Bashës, saqë një roman do të bëhej me ta.
Nga ?kukull?, nga shkatërrues i PD-së, Basha u kthye për Gjekmarkajn në një njeriu më të përsosur, në politikanin më perfekt, të cilin kryeministri Edi Rama e vodhi, sipas tij, në këto zgjedhje.
Para t’i vinte ky frymëzim i madh për Gjekmarkajn, Basha, s? ishte gjë tjetër veçse një portret i rrethuar me kukulla.
?Një portret rrethuar me kukulla që mund të na bezdisë, mund të na trishtojë, mund të na shkaktojë gaz, por që nuk ngjall më mëshirë?, shkruante Gjekmarkaj në një analizë më herët.
Perfekti i sotëm i Agron Gjekmarkajt, dje nuk ishte i tillë, nëse iu referohemi deklaratave të tij, me opinione të gjata, apo nëpër emisione të ndryshme.
Si e sulmonte Gjekmarkaj, Bashën, CNA.AL sjell nje përmbledhje.
Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit 2017, kohë kur Partia Demokratike arriti të fitonte, 455.481 vota ose 28,81 përqind, të përkthyera në 43 mandate, Gjekmarkaj kërkonte largimin e Bashës me argumentin se pas humbjes ishte koha që ai të largohej nga drejtimi i partisë.(Lexo këtu)
Nuk mjaftoi vetëm më kërkesën për dorëheqje por edhe ironizonte Bashën.
?Le ta gëzojë Baftjari, se është djalë për së mbari?. Kështu deklaronte Agron Gjekmarkaj, pas humbjes së Lulzim Bashës në vitin 2017.(Lexo këtu)
Ndërsa shkruante mbi fatin që e priste Partinë Demokratike pas humbjes, Gjekmarkaj shprehej për një situatë të vështirë.
?Duhet të heqim dorë nga këshillat sesi Basha duhet të bëhet i mirë për ta rrëzuar Ramën e keq. Ndoshta Lulin kjo këshillë e brengos e i thyen zemrën për momentin?, ironizonte Gjekmarkaj në atë kohë.
Në media u fol, se rebelimi akuzues i Gjekmarkajt erdhi, pasi ai nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet.
Pasi e kryqëzoi për listat, duke i quajtur të flliqura, Gjekmarkaj shprehej, se Lulzim Bashës i është fryrë delli ballkanas i kapjes mbas karriges dhe pushtetit me çdo kusht.
?Ai habiti gjithkënd që i thotë bukës bukë dhe ujit ujë me qëndresën që po i bën dorëheqjes. Relativisht i ri, 43 vjeç i shkolluar mirë në Holandë, vend ku tërmete kësisoj të fshijnë përjetësisht nga politika, Lulzim Bashës në ballë i është fryrë delli ballkanas i kapjes mbas karriges dhe pushtetit me çdo kusht?, shkruante në një nga opinionet e tij Gjekmarkaj, në vitin 2017. (Lexo këtu)
Kujtojmë se në qershor të 2017, Gjekmarkaj e ka sulmuar fort Lulzim Bashën, duke e akuzuar për listën skandaloze që kishte bërë, që sipas tij ishte e fëlliqur.(Lexo këtu)
Gjekmarkajt, bën përgjegjës Bashën për humbjen. Në një opinion të botuar tek gazeta ?Panorama?, Gjekmarkaj, shkruante,-?Tani na takon t?i hapim sytë se populli foli?.(Lexo këtu)
Në 10 mars 2018, Gjekmarkaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike si dhe rastin e shumëpërfolur për lobime me rusët, ku fajësonte Bashën për situatën që po ziente në PD.(Lexo këtu)
Ndërsa në prill të 2018, Gjekmarkaj akuzonte se Basha e ka transformuar PD-në në një forcë politike personale, e cila përballej me një krizë të thellë, ku rrjedhimisht nuk jepte më shpresë.. (Lexo këtu)
Në një analizë të publikuar në media me 23 Prill 2018, Gjekmarkaj ka ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha, për zhvillimet brenda partisë.
Sipas Gjekmarkajt, PD me Bashën kryetar, është transformuar në një parti me një krizë të thellë, ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë.
Tre vite më parë, i ?qante? zemra se PD po shkatërrohej, se PD ishte në krizë, ndërsa sot, që është bërë pjesë e saj, PD, ka dalë nga kriza dhe Lulzim Basha, është më i miri politikan dhe më i miri drejtues. (Lexo këtu).
Sipas Gjekmarkajt, PD me Bashën kryetar, është transformuar në një parti me një krizë të thellë, ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë.
?Me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për statutin mori përsipër listat, dëbimet, fshirjen e kujtesës së PD-së, marrëveshjen me Ramën, transformimin e kësaj partie në një parti të tijën. Nuk fshihet më jo Lulzim Basha. Ajo PD që kemi njohur dikur me cenet dhe virtytet e saj nuk ekziston më. Partia që u formua nga elita e vendit në dhjetor 1990, sot drejtohet nga personazhe pa spikamë publike. Shikoni estabilishmentin drejtues në krah të Bashës, kryesinë, nënkryetarët, sekretarët, grupin e tij parlamentar dhe së fundi, Këshillin e tij Kombëtar!? shkruante Gjekmarkaj në analizën e tij.
Dhe ndërsa shfaqej si analist nëpër studio televizive, duke sulmuar Qeverinë, pati zëra se ai kishte ndryshuar qasje ndaj Lulzim Bashës, për shkak të kandidimit si deputet.
Ai i kishte heshtur kritikat Bashës, kishte kapërdirë çdo akuzë, fyerje dhe ironi, pra kishte ndryshuar sa hap e mbyll sytë në 360 gradë.
Por, duke u hequr si parimor, Gjekmarkaj mohonte zërat se do të kandidonte për deputet dhe këmbëngulte se kjo gjë nuk do të ndodhte. (Lexo këtu)
Nëse Gjekmarkaj ka harruar se çka thënë e çka shkruajtur nëpër opinione, demokratët, nuk mund të harrojnë atë që dikur i shikonte si pjesë e një partie të rrënuar.
Por ,bashkë me kandidimin për deputet, Gjekmarkaj njëherësh me mendimin për Bashën, ndryshoi edhe fytyrën e tij. Nuk ishte më ajo fytyra akuzuese kundër Lulzim Bashës, përkundrazi u shndërrua në mbrojtësin më të zellshëm të tij.
Gjekmarkaj del sot dhe flet pro Lulzim Bashës, flet me deklaratat e Lulzim Bashës, flet për masakër elektorale.
Por, cilit Agron mund t?i besojnë demokratët, këtij që deri më dje bënte romane kundrejt Lulzim Bashës, apo këtij të sotmit që e ngre Lulzim Bashën në qiell?/CNA.al
Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit/ Sa e ?shiti fytyrën? Agron Gjekmarkaj
Kur i bënte mortin politik Lulzim Bashës/ Dyfytyrësia e Agron Gjekmarkajt
?Propaganda e PD, një farsë?/ Gjekmarkaj ?këmbeu? fytyrën me të ndenjurat
?Lëpiu aty ku pështyu?/ Si gënjente Agron Gjekmarkaj, pasi u la në hije
Lëpirje për një karrige deputeti/ Akuzat e Agron Gjekmarkajt për Bashën
Agron Gjekmarkaj tallet me Bashën/ ?Le ta gëzojë Baftjari, se është djalë për së mbari?
Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ ?Duhet të largohet nga drejtimi i PD?
Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ ?Të sulmohet se ka goditur rëndë kolonën e PD?
Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “U shit tek Rama, privatizoi dhe zhduku PD”
Në 13 qershor mbahet gara për kreun e ri të Partisë Demokrat...
Pas shpalljes së vendimit non grata nga DASH, ish kryeminist...
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e zëdhënësi...
Gjithçka po ecën drejt çlirimit real të shqiptarëve.Asnjë di...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka dal...
Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi sot me tone të ash...
Aktivistja e njohur shqiptare, Evi Kokalari ndërsa reagon në...
Ndërsa sot është afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat...
Agron Shehaj, i cili fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet...
Në 13 qershor, Partia Demokratike pritet të zhvillojë zgjedh...
Një ditë më parë në media u përfol se edhe ish kreu i FRPD L...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani është sh...
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi presidenti Ilir ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk arriti të me...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur i shqetësuar sot në lidhj...
Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi ka dorëzuar sot ...
Ish-kreu i degës në Kukës, Ibsen Elezi ka dorëzuar sot zyrta...
Tre ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish...
Presidenti Ilir Meta, ka reaguar disa ditë me vonesë pas shp...
Lulzim Basha, dje, ka dorëzuar formularin e kandidimit për k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...