Connect with Us

Lëpirje për një karrige deputeti/ Akuzat e Agron Gjekmarkajt për Bashën

Politikë

Lëpirje për një karrige deputeti/ Akuzat e Agron Gjekmarkajt për Bashën

Publikuar

-

Agron Gjekmarkaj i mban “ison” Lulzim Bashës

Gazetari, analisti dhe profesori Agron Gjekmarkaj ka bërë një rrotullim 360 gradë sa i përket pikëpakmjeve të tij politike dhe këndvështrimin për kreun e PD Lulzim Basha.

Ky i fundit ka provuar që në çdo proces zgjedhor ka dështuar në mënyrën më spektakolare dhe për këtë të shumtë kanë qenë zërat i kanë dalë kundër dhe kanë kërkuar dorëheqjen nga PD .

Por Luli ka ditur se si t’ia u mbyllë gojën dhe të bëjnë avokatinë e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. I gënjeu për një karrige deputeti, duke i futur në listën e kandidatëve për deputetë. Gonin e ka vendosur si drejtues politik në qarkun e Lezhës, ku synon të marrë një mandat deputeti dhe të ulet në karrigen e Parlamentit.

Sot, me datë 28 janar 2019 në një intervistë për një të përditshme,  Gjekmarkaj i thur lavde Bashës. A thua se po flet për një perzonazh të politikës nga shqiptarët.

Kam disa muaj që unë i kam lënë mënjanë kritikat ndaj Bashës dhe PD-së, sepse nuk janë ata problemi, nuk po qeveris Basha. Po na qeveris qeveria e Edi Ramës e po na qeveris aq keq sa nuk bëhet. Së fundmi, Basha ka shfaqur shenja reflektimi në kompozimin e sekretariatit dhe të kryesisë së re. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, një jurist brilant me një logjikë të fortë politike, më duket ndryshim që duhet përgëzuar.

Mund të thuhet që Kryesia e tij tanimë është normale pa spikama të mëdha intelektualiteti, por normale. Në të, PD ka disa kandidatë të mirë për ministra. Basha dhe PD e kanë jetik paktin e madh me elitën e vendit. Hapjen pa komplekse. Basha duhet t’i mundë zërat që thonë se ai nuk i duron afër personalitetet e forta. Lulzim Basha do, dhe mund të jetë, një Kryeministër normal”, është shprehur gjatë intervistës Gjekmarkaj.

Pra Goni e ka vlerësimin sipas interesit të momentit, apo miqësisë të moemntit, apo takimit të momentit? Ndoshta ka takuar dhe kunatin nuk bën cudi. Berishën ka kërkuar ta takojë dhe i ka shkuar në zyrë, por aty tek soktori e ka pasur dhe kunati.

Pas këtyre qëndrimeve kontradiktore, CNA.al risjell në vëmendjen kritikun e madh Agron Gjekmarkaj, në kohën kur ai e kryqëzonte Bashën.

Kujtojmë se me 27 qershor 2017, Gjekmarkaj e ka sulmuar fort Lulzim Bashën, duke e akuzuar për listën skandaloze që kishte bërë, që sipas tij ishte e fëlliqur. Apo mos ndoshta ka qenë e tillë, sepse vetë Gjekmarkaj nuk ka qenë pjesë e asaj liste.

LEXO EDHE:  Ankimet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor sot vendos për Beratin

Lista e Bashës ishte e neveritshme, e fëlliqur dhe që u refuzua nga 200 mijë shqiptarë.Ai duhet të jepte dorëheqjen pasi bëri një listë personale dhe të bazuar mbi interesa financiare. Basha nuk mori përgjegjësi për humbjen por thjeshtë u justifikua’, deklaroi Gjekmarkaj për Top Channel. Ajo listë është ende, vetëm me disa ndryshime të vogla është shtuar Goni e shokët e tij në këto zgjedhje.

Ndërsa me 10 mars 2018, Gjekmarkaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike si dhe rastin e shumëpërfolur për lobime me rusët.  Në një intervistë për ‘Oktapod’ Gjekmarkaj ka thënë se: “Ka një situatë bolente që zien në PD, dhe ai (Lulzim Basha) është përgjegjës kryesor për këtë. Kështu që është e natyrshme që të ketë shumë sulme përreth tij. Mendoj se është në një fazë që po merr sulme të merituara”. Pse i harroi sulmet Gjekmarkaj, Cfarë premtim ka marrë?

Me  23 prill 2018, sërish Gjekmarkaj e ka sulmuar Bashën, me anë të një analize mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike lidhur me statutin e ri.

Ai shkruante,  se Basha e ka transformuar PD-në në një forcë politike personale e cila sot përballet me një krizë të thellë ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë. Agron Gjekmarkaj ku e gjeti tani shpresën?

Me mbledhjen e Këshillit Kombëtar për statutin mori përsipër listat, dëbimet, fshirjen e kujtesës së PD-së, marrëveshjen me Ramën, transformimin e kësaj partie në një parti të tijën. Nuk fshihet më jo Lulzim Basha. Ajo PD që kemi njohur dikur me cenet dhe virtytet e saj nuk ekziston më. Partia që u formua nga elita e vendit në dhjetor 1990, sot drejtohet nga personazhe pa spikamë publike. Shikoni estabilishmentin drejtues në krah të Bashës, kryesinë, nënkryetarët, sekretarët, grupin e tij parlamentar dhe së fundi, Këshillin e tij Kombëtar!” shkruante Gjekmarkaj në analizën e tij.

Rastet kur ai ka akuzuar dhe sulmuar Bashën janë të shumta. Por, pyetja që ngjall inters dhe që shtrohet në këtë rast është: Çfarë e ndryshoi Gonin, apo Gjekmarkaj ka Rilindur?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Pak para nisjes së fushatës/ Policia “blindon” Tiranën

LEXO EDHE:  PD reagon pas shkrimit të DW për Tahirin/ Lazarati, alibi e strategjisë kriminale

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e Bashës/Tërhiqet nga rikandidimi kryetari i PD në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Makthet e Lulit me Majlinda Bregun



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE