LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit/ Sa e ‘shiti fytyrën’ Agron Gjekmarkaj

10 Prill 2021, 14:52, Politikë CNA
Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit/ Sa e ‘shiti

Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit, Agron Gjekmarkaj, ka kthyer sërish faqe, pasi Lulzim Basha e përfshiu në lista.

Deri pak muaj më parë Gjekmarkaj ishte një nga zërat më kritik të kryedemokratit.

Zërat thonin se Gjekmarkaj ishte zemëruar pasi nuk u përfshi në listat e vitit 2017, madje zemërimi i tij ishte aq i madh, sa i ashtaquajturi analist, vijoi sulmet me një seri shkrimesh-opinionesh dhe analiza në të përditshmen ?Panorama?.

Në qershor të 2017, Gjekmarkaj e ka sulmuar fort Lulzim Bashën, duke e akuzuar për listën skandaloze që kishte bërë, që sipas tij ishte e fëlliqur.

Në mars 2018, Gjekmarkaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike si dhe rastin e shumëpërfolur për lobime me rusët, ku fajsonte Bashën për situatën që po ziënte në PD.

Ndërsa në prill të 2018, Gjekmarkaj akuzonte se Basha e ka transformuar PD-në në një forcë politike personale e cila sot përballet me një krizë të thellë ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë.

Por papritur, sa hap e mbyll sytë, Gjekmarkaj bëri një rrotullim 360 gradë sa i përket pikëpakmjeve të tij politike dhe këndvështrimin për kreun e PD Lulzim Basha.

Pas përfshirjes në lista për deputet në qarkun e Lezhës, Gjekmarkaj  tërhoqi pas të gjitha kritikat dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, duke kapërdirë çdo akuzë, fyerje dhe ironi.

Por bashkë me kandidimin ndryshoi edhe fytyrën e tij. Nuk është më ajo fytyra akuzuese kundër Lulzim Bashës, përkundrazi u shndërrua në mbrojtësin më të zellshëm të tij.

Duket se për Gjekmarkaj, është koha kur të ndenjurat kanë më shumë rëndësi se sa fytyra.  Duke vërtetuar kështu, se lëpirja për karrige, është më e fortë se e vërteta./CNA.al

Kur i bënte mortin politik Lulzim Bashës/ Dyfytyrësia e Agron Gjekmarkajt

?Propaganda e PD, një farsë?/ Gjekmarkaj ?këmbeu? fytyrën me të ndenjurat

Lëpirje për një karrige deputeti/ Akuzat e Agron Gjekmarkajt për Bashën

 

?S?hyj në lista unë?/ Si gënjente Gjekmarkaj para disa muajsh, i pështirosur nga Basha

 

Agron Gjekmarkaj tallet me Bashën/ ?Le ta gëzojë Baftjari, se është djalë për së mbari?

 

Gjekmarkaj në dy faqet e librit/ Dje falenderonte Ramën, sot kandidon për deputet krah Bashës

?Është një lolo?/ Zbulohet niveli i Agron Gjekmarkajt

Lajmet e fundit nga