LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjekmarkaj në dy faqet e librit/ Dje falenderonte Ramën, sot kandidon për deputet krah Bashës

29 Mars 2021, 20:43, Politikë CNA

Analisti Agron Gjekmarkaj sot del në media dhe bën fushtë për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, dhe si shenjë mirënjohje ky i fundit e ka futur në listat e kandidatëve për deputetë të Lezhës.

Gjekmarkaj nga ana tjetër mundohet si e si t?i mbushë mendjen qytetarëve se Basha është personi ideal që mund të bëhet kryeministër dhe hedh akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

Por analisti harron se deri dje mbështeste Ramën dhe e falenderonte këtë të fundit publikisht për arritjet e qeverisë.

Në një analizë të bërë për gazetën ?Panorama? në vitin 2017, Gjekmarkaj falenderonte kryeministrin socialist dhe ish-ministren e Arsimit Lindita Nikollën për zgjedhjet për dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Ai deklaronte se Rama dhe Nikolla nuk patën ndërhyrje në këtë proces, qëndruan të paanshëm dhe shprehën garanci nëpërmjet ligjit për zgjedhjet.

Analiza e Gjekamarkajt në 2017-ën:

?E vërteta ju bën të lirë?, shkruante Shën Pali në një nga letrat e tij pothuaj dy mijë vjet më parë. Pafuqia për ta thënë atë po kaq vite më pas skllavizon shpesh individët dhe shoqërinë. I bën ata pre të frikës. Prej disa ditësh, zgjedhjet për dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë janë në qendër të lajmeve në televizione, gazeta dhe portale.

Njëanshmëria e dalldisur me vullnet kamikaz e strukturave që duhet të garantojnë një proces zgjedhor të ndershëm e projektuar kundër kandidatit, prof. Sabri Laçi, krijoi një atmosferë të pazakontë! Disa shkelje që i filloi KIZ (komisioni institucional zgjedhor) i udhëhequr nga zonja Majlinda Keta, duke mos lejuar një pedagog me kontratë të rregullt të votonte, i përsosi më tej shumica e KZF (komisioni zgjedhor i fakultetit), me përjashtim të tre anëtarëve që nuk pranuan të bëhen pjesë e tendencës dhe akteve manipulative.

Kjo shumicë lejoi që në kutinë e votave për dekan të hidhej një votë studentësh, e cila i ishte dhënë njërit prej nesh (pedagogëve), një votë kjo në favor të kandidatit prof. Sabri Laçi, për ta zhvleftësuar qëllimshëm më pas si të parregullt. Nuk ka asnjë arsye që një fletë e tillë të gjendej në atë sallë, në atë vend, sepse studentët votojnë në një ambient tjetër, siç e parasheh ligji. Fleta udhëtoi për aty me taksi të sigurt. Ky është një akt i pastër që meriton hetim, një fyerje e madhe gjithashtu për secilin prej pedagogëve të këtij fakulteti.

Kjo votë në fillim u shpall e pavlefshme, pastaj ndërruan mendje dhe e qujten gabim njerëzor dhe të vlefshme me procesverbal, por përsëri u ?penduan? dhe e quajtën të pavlefshme. Arsyetime qesharake dhe tronditëse njëkohësisht, një cirk me aktorë që rrezoheshin sapo ngriheshin. Më pas nxorën jashtë vëzhguesit dhe rezistuan që kandidatët të mos merrnin pjesë në numërim. Këtu fillon historia e një nate pa gjumë, një natë ngujimi, pikërisht ndërmjet datave 7 dhe 8 dhjetor, një koincidencë kjo me protestën e studentëve kundër diktaturës 27 vite më parë! Të gjitha këto ndodhen kur u pa qartë se fitorja po anonte nga prof. Sabri Laçi.

Një grup pedagogësh, anëtarë të Forumit për Liri Akademike, të cilët i kanë rezistuar çdo qeverie e cila ka synuar ta dëmtojë autonominë universitare, e sidomos qeverisë së Edi Ramës për ligjin e arsimit të lartë -një ligj ky klientelist dhe i dëmshëm për universitetin- vendosën të qëndrojnë gjithë natën në ambientet e fakultetit dhe t?i kërkojnë në korridor, pa hyrë për asnjë çast në sallën e votimit, kryetares së KZF-së të zbatojë ligjin dhe të rifusë brenda vëzhguesit! Këtë na e quejtën dhunë psikologjike!

Zoti i faltë, i bekoftë dhe u darovittë mendjen. KZF bllokoi procesin, nuk merrte asnjë vendim, nuk nxirrte tabelat përmbledhëse dhe anëtarët e tij në pushime të pajustifikuara komunikonin në telefon gjithë kohën, ku me gjasë merrnin udhëzime për degradimin e zgjedhjeve. Do të ishte me interes publik këqyrja e tabulateve telefonike.

Një natë kësodore, tek ecnim korridoreve apo dilnim jashtë për të ndezur ndonjë cigare, të shërben shumë për të reflektuar, teksa ftoma dhe bryma na cimbiste dendur. Në vendet europiane, Universiteti është një hapësirë lirie, ku rektori, dekani, shefi i katedrës janë ?primus inter pares?, të parë në mes të barabartëve. Te ne nuk është kështu. Zakonisht, sapo fitojnë, drejtuesit shndërrohen në autoritarë, sigurisht ndaj atyre që e pranojnë autoritetin abuzues (nuk duhet ngatërruar respekti dhe etika e domosdoshme me nënshtrimin), duke krijuar një taraf me ?votuesit? e tyre në kurriz të pjesës tjetër, që i duhet ?të luftojë?. Kjo ndihet menjëherë në kompozimin e çdo gjëje me karakter akademik dhe administrativ.

Fushatat elektorale në fakultete dhe në universitet në përgjithësi bëhen mbi ?premtime? e ?kërcënime?, që po fitova unë ?do të jesh kështu e ashtu?, ?do të marrësh këtë apo atë gradë?, ?në këtë bord apo atë komision? etj., pra e drejta të ofrohet si favor dhe favori të shndërron në peng të përjetshëm. Mosdhënia e mbështetjes dhe garancia e votës pro, automatikisht t?i heq këto ?privilegje?! Pedagogët duhet ta kuptojnë që në punë nuk rrinë prej shefit të katedrës, dekanit apo rektorit, po prej meritave të tyre dhe askush nuk mund t?i cenojë nëse janë korrektë, seriozë dhe kërkues në profesionin e tyre.

Pothuaj prej 20 vitesh, në Universitetin e Tiranës qarkullojnë vetëm tre emra: Dhori Kule, Shezai Rrokaj dhe Valentina Duka. A thua se bota intelektuale shqiptare sill e mbështill s?ka të tjerë, sikur t?i ketë shuar mortja të gjithë, veç këta të tre që alternohen rregullisht në pozicione të ndryshme. Ata realisht kanë krijuar një kastë, e cila u thye në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Kjo është një shenjë e mirë. Vdekja morale dhe shpirtërore s?ka trokitur gjithkund. Tani prof. Sabri Laçi ka detyrimin të ?qeverisë? ndryshe. Të jetë një dekan, bashkëpunues, i hapur dhe i drejtë për të gjithë, sidomos me ata që nuk e mbështetën, duke u deklaruar haptas me kandidaten rivale. E drejta për të qenë pro apo kundër është e shenjtë. Ajo natë e gjatë këtë maksimë na përsëriti!

Pasi e dëmtuan Universitetin me mënyrën e tyre të drejtimit nga brenda, tani dy prej tyre duan që ta kontrollojnë edhe nga jashtë. Kësaj here dështuan. Ky është fillimi i fundit të këtij mentaliteti që e konsideron çiflig universitetin. Ashtu si për prokurorët e gjyqtarët, edhe për drejtuesit e UT-së dhe të fakulteteve kudo në vend duhet vetting. Pse jo edhe hetim nga Prokuroria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për të gjithë tenderët, rikonstruksionet dhe blerjet e bëra ndër vite nga Shkodra gjer në Vlorë, duke u përqendruar më shumë në Tiranë.

Zakonisht është pushteti që përzihet në zgjedhje për të caktuar kukullat e veta. Kësaj here u thye rregulli. Përfaqësues të opozitës ndërhynë me statuse mediatike nëpërmjet Luçiano Boçit dhe Albana Vokshit, dy intelektualë të shquar të PD-së aktuale, të cilët nëse do të kishin lindur në kohën e Da Vinçit, nuk do të flitej më për këtë të fundit, por për dy të paret!

Personalisht kam një qëndrim të fortë opozitar për mënyrën se si qeveris Edi Rama. E kam demonstruar ndër vite me shumë shkrime dhe prononcime e do të vazhdoj ta bëj, sa herë ta gjykoj të arsyeshme, por kësaj here Kryeministri dhe ministrja Lindita Nikolla meritojnë një falënderim publik për mosndërhyrjen, paanshmërinë por, mbi të gjitha, për garancitë që shprehën në emër të ligjit nëpërmjet shkresës që zonja Nikolla i dërgoi KIZ-it, pas kërkesës së këtij komisioni, e cila u botua kudo në media. Ishte pikërisht kjo letër që ndërpreu përpëlitjet e KIZ-it, i cili hezitonte për të shpallur fituesin e ligjshëm. Lindita Nikolla shfaqi një sens drejtësie, që shpesh ia kemi paragjykuar e keqgjykuar. Një ndjesë më bën të ndihem më mirë.

Duhet me patjetër t?i kthejmë lirinë dhe dinjitetin jo pak të nëpërkëmbur Universitetit të Tiranës. Në këtë lëvizje që sapo ka nisur, kërkojmë mbështetjen e Qeverisë dhe të Opozitës, të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Nëse nuk do ta kemi-ani. Nuk ka mbetur betejë pa u bërë për mungesë fishekësh!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga