Ankimimet për Qarkun e Beratit/ KAS rrëzon PD-LSI: Nuk ka pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve!
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kerke...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së sekretarit Antony Blinken, i cili deklaroi paraditen e sotme se Berisha dhe familja e tij janë shpallur non grata në SHBA.
Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shprehet se gjatë 30 viteve të tij në politikë nuk ka ekzistuar asnjë herë asnjë akuzë ndaj tij për çdo lloj korrupsioni.
Më tej, ish kryeministri i është përgjigjur sekretarit amerikan se gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet asnjë nga familjarët e tij nuk kaë përfituar fonde publike.
Ish kryeministri ka shprehur keqardhje për këtë vendim, ndërsa e cilëson si të pabazuar në fakte dhe prova konkrete, ku edhe e fton Blinken të bëjë publik dokumentacionet që disponon për të dhe familjarët e tij.
Berisha rendit edhe arritjet që ka shënuar Shqipëria gjatë qeverisjes së tij që nga anëtarësimi në NATO e deri tek liberalizimi i vizave në BE.
Postimi i plotë i Berishës:
Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA!
Zoti Sekretar!
Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne tëitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA.
Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.
Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.
Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.
Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.
Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.
Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.
Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.
Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.
Zoti sekretar!
Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.
Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.
Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.
Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.
Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.
Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t?ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.
Sinqerisht Sali Berisha!/CNA.al
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kerke...
Lajmi i ditës së sotme është deklarata e DASH ku theksohej s...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ...
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi këtë të mërku...
Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli sot non grata ish kr...
Sot në mesditë opinioni publik shqiptar është tronditur nga ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka anuluar takimin që kishte pla...
Lulzim Basha njeriu, që s’ka bërë asgjë në jetën e tij, por ...
Sot Departamenti Amerikan i Shtetit, njoftoi nëpërmjet Sekre...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në listën e zezë, i...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar se...
Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili njëkohësisht është edhe...
Anëtari i Komisionit Edmond Stojku ka hedhur poshtë akuzat e...
Anëtari i Komisionit Hetimor, Edmond Stojku është shprehur s...
Lapsi. alAta njerëz gjithnjë e më të pakët që vazhdojnë të k...
Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si një farsë të t...
Sot presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për zgjedhjet e 2...
KAS ka marrë vendimin duke rrëzuar ankimimin e LSI dhe PD pë...
Ish-Presidenti Bujar Nishani vijon të ketë qëndrime të fortë...
Seanca e sotme e KAS, u shoqërua me debate dhe ajo që u vu r...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...