LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tradhton Berishën/ Jep "OK" për ndëshkimin e tij

19 Maj 2021, 14:37, Politikë CNA
Basha tradhton Berishën/ Jep "OK" për ndëshkimin e tij

Sot në mesditë opinioni publik shqiptar është tronditur nga një publikim i sekretarit amerikan Antony Blinken, i cili në një publikim të tij në Twitter deklaronte se drejt Sali Berishës dhe familjes së tij  ishte ndaluar hyrja në SHBA për korrupsion.

Berisha është i vetmi ish kryeministër dhe ish president shqiptar i ndëshkuar, pra që merret një masë ekstreme nga SHBA.

Në fakt pas kaq orësh, duket se të gjithë kanë qenë të shokuar, megjithëse disa qarqe politike në Tiranë kanë qenë në dijeni të këtij ndëshkimi ndaj Sali Berishës nga SHBA.

Në daljen e djeshme ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ishte mjaft e qartë në qëndrimin e saj dhe sot menjëherë i bëri apel Lulzim Bashës për të hyrë në Parlament, të njohë zgjedhjet dhe duke theksuar për të disatën herë se ky ishte qëndrimi zyrtar i DASH.

Sot dhe pas kaq orësh, duket qartë se Lulzim Basha është personi që ka dhënë miratimin e tij për ndëshkimin zyrtar të Sali Berishës nga Amerika.

Askush nuk ka më dyshime se Lulzim Basha ka dhënë një ?OK? që Berisha të ndëshkohet, duke qenë se ai nuk e nxirrte dot nga babain e tij politik sepse do humbiste partinë. Ai nuk e vriste dot Berishën se do humbiste zgjedhjet, ai nuk e vriste dot Sali Berishën sepse kishte detyrime. I kishte frikën se Sali Berisha i kishte prova dhe duhet ti qëndronte në kontroll të plotë.

Lulzim Basha ka gjetur një rrugë tjetër. Ai ka gjetur të bashkohet me ata që sulmuan Sali Berishën, ka zgjedhur të thotë ?OK?, pra të miratojë vrasjen politike të Sali Berishës nga amerikanët, ndëshkimin e tij publik, megjithëse do dal dhe do përpiqet të thotë ndonjë fjalë diplomatike, apo të konsultohet me njerëzit e tij që ka vërdallë, sot në PD në zyrën e Lulzim Bashës ka festë, për ndëshkimin e Sali Berishës, sepse Lulzim Basha realizoi atë që kishte frikë ta bënte vetë.

Por duke dhënë ?OK? nëpërmjet grupeve të lobimit dhe këshilltarëve të tij ai pranoi që Sali Berisha të ndëshkohej dhe PD të humbë duke ulur kokën dhe duke mos thënë asnjë gjë për një akt i cili sot nuk është vetëm ndëshkimi i Berishës, por është një ndëshkim për PD dhe demokratët. Sepse Sali Berisha nuk është thjesht një qytetar, por është lideri histroik i PD dhe Lulzim Basha me tradhtinë e tij sot nuk ka tradhtuar Sali Berishën, ka tradhtuar demokratët dhe ka futur PD në një rrugë pa krye, ndoshta deri në zhdukjen e saj pas 30 vjetësh  histori./CNA.al

Lajmet e fundit nga