Konflikti Izrael-Palestinë/ Kosova: Të ndalojnë dhunën dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore
Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe...
Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Bashkimi Evropian do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së ku do të diskutohet rreth kësaj teme.
Në një postim në Twitter ? përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka njoftuar se në këtë konferencë do të flitet mbi kontributin që mund të japë BE për të zgjidhur konfliktin e krijuar mes Palestinës dhe Izraelit. Postimi shoqërohet edhe me deklaratën e BE-së në lidhje me situatën në Rripin e Gazës.
Deklarata e BE-së:
Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një VTC të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t?i dhënë fund dhunës aktuale
Bashkimi Evropian është i angazhuar në mënyrë aktive në përpjekje diplomatike për të kontribuar në shuarjen e dhunës së vazhdueshme në Izrael dhe territorin e okupuar palestinez.
Gjatë ditëve të kaluara, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë , Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka vazhduar përpjekjet për të mos përshkallëzimin e situatës jashtëzakonisht shqetësuese në rajon, veçanërisht në Gaza.
Në deklaratën e Bashkimit Europian thuhet se në të gjitha kontaktet e tij, Përfaqësuesi i Lartë Borrell dënoi Hamasin dhe grupet e tjera që qëlluan me raketa pa kriter kundër caqeve civile në Izrael. Përfaqësuesi i Lartë theksoi se ndërsa Izraeli ka të drejtë të mbrojë popullsinë e tij nga këto lloj sulmesh, ai duhet të veprojë në mënyrë proporcionale dhe të shmangë viktimat civile.
Borrell ka nënvizuar vazhdimisht nevojën për t?i dhënë fund menjëherë përshkallëzimit të rëndë të dhunës, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të saj dhe për të siguruar mbrojtjen e civilëve nga të gjitha anët. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe për t?u dhënë qasje të plotë humanitare atyre që kanë më shumë nevojë në Gaza.
Shkaqet themelore që kanë çuar në këtë situatë duhet të adresohen. Statu quo-ja e vendeve të shenjta duhet të respektohet dhe të shmangen çdo akt nxitje rreth tyre, siç nënvizoi Borrell. Ai gjithashtu kujtoi pozicionin e gjatë të BE-së mbi nevojën për të ndaluar aktivitetet e vendosjes, prishjet dhe dëbimet, duke përfshirë Jerusalemin Lindor.
Ai zhvilloi diskutime në fillim të kësaj jave me Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas dhe Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi. Borrell shkëmbeu gjithashtu mendime me lojtarët kryesorë rajonalë, duke përfshirë Ministrin e Jashtëm të Egjiptit Sameh Shoukry, Ministrin e Jashtëm të Jordanisë Ayman Safadi dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavu?o?lu.
Në të njëjtën kohë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së mbetet në kontakt të ngushtë me Ministrat e Jashtëm të Shteteve Anëtare të BE në mënyrë që të koordinojë dhe diskutojë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t?i dhënë fund dhunës aktuale.
Borrell ka udhëzuar Përfaqësuesin Special të BE-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Sven Koopmans, për të punuar në mënyrë aktive me të dërguar të tjerë nga Kuarteti i Lindjes së Mesme për të adresuar krizën. Në terren, Delegacioni i BE-së në Tel Aviv dhe Përfaqësimi i BE-së në Jerusalem po angazhohen gjithashtu me autoritetet izraelite dhe palestineze dhe me përfaqësuesit e Shteteve Anëtare.
Prioriteti dhe mesazhi i BE-së në këtë kontekst mbetet i qartë: dhuna duhet të marrë fund tani.
Ekziston një nevojë urgjente për të adresuar shkaqet thelbësore të konfliktit dhe për të gjetur një rrugë politike, e cila lejon një kthim në negociatat kuptimplote drejt një zgjidhjeje me dy shtete bazuar në parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht.
Edhe izraelitët edhe palestinezët kanë të drejtë të jetojnë në siguri, liri dhe demokraci. Këto cikle të vazhdueshme dhune duhet të marrin fund./CNA.al
Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe...
Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit t...
Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë m...
Mediat greke raportojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua të shtun...
Për të tretën ditë radhazi India ka shënuar një rritje të nu...
Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tr...
Policia franceze përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë t...
Analistë amerikan dhe evropian thanë se nxitja e hakmarrjes ...
Mes Izraelit dhe grupit palestinez islamik Hamas është ndezu...
Britania po dërgon zyrtarë të shëndetit publik, të mbështetu...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi ...
Duket se luftimet që po zhvillohen mes Hamasit dhe Izraelit ...
Ditët e fundit, në Indi, autoritetet shëndetësore dhanë alar...
Gjithçka dukej shumë mirë. Britania e Madhe po udhëhiqte jo ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shtet...
Si pjesë e një përpjekjeje për të ndaluar dhunën ekstremiste...
Në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, Kina u përp...
Avionët izraelitë rifilluan sulmet ajrore në Gaza të shtunën...
Të premten Izraeli ndërmori sulme të gjera ajrore dhe me art...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...