web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nga Kamza në Vermosh asnjë përfaqësues në qeveri”/ Berisha akuza Ramës: Ka urrejtje patologjike ndaj veriut

2 Mars 2021, 20:20, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Dekalog? ku po flitet për situatën parazgjedhore.

Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se nuk ka bërë asnjë investim për veriun e Shqipërisë në këto 8 vite në qeveri.

Sipas tij, shqiptarët nga Kamza deri në Vermosh nuk kanë asnjë përfaqësues si ministër, zv.ministër apo në institucionet kryesore në vend.

?Ka realizuar spastrimin etnik të të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare. Edi Rama në këto 8 vite ka mbajtur qëndrimin më armiqësor se çdo qeveri pararendëse, përfshirë edhe pushtuesit ndaj veriut të Shqipërisë. Nuk do të gjeni kurrë që nga koha e Lidhjes së Prizrenit deri në këto ditë, një qeveri të cilën shqiptarët nga Kamza deri në Vermosh, Valbonë e Kala të Dodës, të mos kenë një përfaqësues ministër, zv.ministër apo drejtues të institucioneve.

Nëse merr investimet që ka bërë në veri në 8 vite, të marra së bashku nuk bëjnë as 2/3 e investimeve të ?Sheshit Skënderbej?. A e dini se qarku i Kukësit gjatë këtyre viteve, është 0.2% në rënie ekonomike. I them këto për veriun sepse nuk mendoj kurrë që gjysma e Shqipërisë të mund të trajtohet e një urrejtje të tillë.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga