web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një vit nga protesta e 2 marsit/ Meta tjetër paralajmërim: Marshimin do e çojmë në fund më 25 prill

2 Mars 2021, 18:56, Politikë CNA

Sot është bërë plot një vit nga protesta e 2 marsit, e organizuar nga presidenti Ilir Meta kundër qeverisë së Edi Ramës.

Kur ka kaluar një vit nga protesta, Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim, duke paralajmëruar sërish kreun e qeverisë.

Kreu i Shtetit ka publikuar një video me pamje të protestës dhe paralajmëron se marshimin e nisur më 2 mars 2020, ai bashkë me shqiptarët do ta çojnë deri në fund më 25 prill 2021.

?Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart.

Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021.

Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit?, shkruan presidenti në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga