Hollivud, trëndafilat e kuq nderojnë viktimat nga COVID-i
Petal pas petali, mijëra trëndafila të kuq krijojnë një lumë...
Forcat e sigurisë në Mianmar qëlluan të dielën mbi protestuesit, duke vrarë të paktën 18 vetë dhe duke lënë më shumë se 30 të plagosur, sipas zyrës së të drejtave të njeriut të OKB-së.
Kjo ishte dita më e përgjakshme e demonstratave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.
“Gjatë gjithë ditës, në disa pika në të gjithë vendin, forcat policore dhe ushtarake janë përballur me demonstratat paqësore, duke përdorur forcë vdekjeprurëse dhe forcë më pak se vdekjeprurëse,” tha në një deklaratë zëdhënësja e zyrës së të drejtave të njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani.
Deklarata i bën thirrje ushtrisë që “të ndalë menjëherë përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë”.
Ambasadorja e re amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, shkruante në Twitter: “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Birmanisë, i cili ka treguar vendosmëri dhe guxim në refuzimin e këtij grushti ushtarak”. Ajo tha gjithashtu: “Ne jemi pranë tyre ndërsa ata kërkojnë kthimin në paqe, në qeverisje demokratike dhe në shtetin e së drejtës.”
Dëshmitarët thonë se policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome, pompa uji dhe në disa raste municione në qytetin më të madh të vendit, Rangun. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, fotot me gëzhoja municionesh u postuan në rrjetet e medias sociale.
Policia u përpoq në mënyrë agresive për të shpërndarë protestat në qytete të tjera, duke përfshirë Mandalay dhe Dawei.
Protestat popullore janë organizuar në të gjithë Mianmarin çdo ditë që kur ushtria arrestoi udhëheqësen de facto të vendit Aung San Suu Kyi dhe anëtarët e tjerë të qeverisë civile muajin e kaluar, nën pretendimet për mashtrime masive në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, të cilat partia e Lidhjes Kombëtare për Demokraci e zonjës Suu Kyi i fitoi me shumicë dërrmuese.
Junta ka shpallur një vit emergjencë të jashtëzakonshme. Komandanti i saj, Gjenerali Min Aung Hlaing, është zotuar se do të mbahen zgjedhje të reja për të sjellë një “demokraci të vërtetë dhe të disiplinuar”, por nuk përcaktoi se kur.
Komisioni zgjedhor i Mianmarit mohoi pretendimet e ushtrisë për mashtrim në zgjedhje.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë kërkuar lirimin e zonjës Suu Kyi dhe ndihmësve të saj dhe i kanë bërë thirrje juntës që t’i rikthejë pushtetin qeverisë civile.
Kriza u ndërlikua më tej të premten kur i dërguari i Mianmarit në OKB, Kyaw Moe Tun, bëri thirrje në një takim të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme për të refuzuar grushtin ushtarak dhe “për të përdorur çdo mjet të nevojshëm” në mbrojtje të njerëzve.
Të shtunën, televizioni shtetëror i Mianmarit njoftoi se Kyaw Moe Tun ishte shkarkuar, duke thënë se ai kishte ?tradhtuar vendin?./ VOA
Petal pas petali, mijëra trëndafila të kuq krijojnë një lumë...
Për herë të parë, punëtorët morën pushim nga vjelja e produk...
Zyra e Guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo u tërhoq nga ...
Talebanët kërkuan të dielën që Shtetet e Bashkuara dhe aleat...
Izraeli do të vaksinojë palestinezët që punojnë në Izrael ap...
Katër viktima dhe 453 raste të reja me Covid janë konfirmuar...
Gjermania njoftoi të dielën, më 28 shkurt, se udhëtarët që v...
Presidenti Joe Biden tha të shtunën se administrata e tij do...
Të dhënat nga një numër i madh projektesh studimore për oqea...
Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sulmi q...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-S...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij...
Presidenti Biden i bëri thirrje Senatit të shtunën të mirato...
Një panel këshillimor ekspertësh i Administratës Amerikane t...
Qarku i Dunkirk, në pjesën veriore të Francës, është një pre...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 426 raste poz...
Ankthi, zemërimi, lodha emocionale, depresioni janë shenja t...
Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e re të ndihmës financ...
Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderoh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...