web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

15 apartamente, lokal, troje dhe makina të shtrenjta/ Prokurori që u “siguroi” luksin fëmijëve

25 Shkurt 2021, 11:50, Vetingu CNA

Vetëm në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Shqipërisë ndodh që me një pagë apo dy paga të blesh prona pa ndalur, ndonëse ke hyrë në sistem vetëm me një pronë.

Ky duket se është rasti i prokurorit të Kavajës Shyqyri Durro, që nga një apartament të deklaruar në 2003, ka shtuar pronat madje dhe në emër të fëmijëve. Për më tepër fëmijët e tij rezultojnë të punësuar në institucione shtetërore, siç është bërë standart tashmë që fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë shumë të lehtë të rehatohen në institucione dhe të pasurohen sa hap e mbyll sytë.

Njëri nga djemtë e tij, ka shtuar pronën nga 168 m2 në 309 m2 dhe e deklaron vetëm në momentin që e legalizon, pa dhënë shifra se sa ka shpenzuar për më shumë se dyfishimin e kësaj prone. Të njëjtën pronë djali e ka dhënë për ndërtimin e një pallati 6 katësh, ku ka përfituar 15 apartamente dhe një njësi. Nuk mungojnë dhe makinat e shtrenjta që blejnë dy djemtë e prokurorit.

Nëse njëri djal ka 15 apartamente, tjetrit prokurori i ka blerë prona të patundshme si një sipërfaqe 5 000 m2 me vlerë 1 000 000 lekë dhe 500 m2 tokë me vlerë 5 000 000 lekë apo edhe një lokaj në Durrës 34 m2 me clerë 3 700 000 lekë.
Ndërsa vajza ka të ardhura nga një bar kafe me qira.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Shyqyri Durro, pasuria e të cilit po kalon në filtër nga Vettingu që nga Dhjetori i vitit 2020, të paktën kjo është koha kur është bërë publike.

Viti 2003
Ap 144 m2 me vlerë 5 milion lekë.
Autoveturë Benz, me vlerë 0,6 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 75 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, 14 000 lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 116 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, 180 000 lekë.

Viti 2005
Shtëpi banimi në Durrës, në emër të djalit.
Lokal me qira për aktivitet bar-lloto me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 128 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, 228 000 lekë.
Kredi me vlerë 2 500 000 lekë.

Viti 2006
Depozitë bankare 5 000 dollarë.
Të ardhura nga lokali me qira i vajzës, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 970 345 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, 241 288 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga 840 000 lekë.
Kredi me vlerë 2 500 000 lekë. Vijon.

Viti 2007
Blerë autoveturë Land Rover nga djali me vlerë 13 000 euro.
Blerë ap me sip 144.3 m2 me vlerë 70 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 676 711 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, 310 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga 780 000 lekë.
Të ardhura nga lokali me qira i vajzës,1 000 000 lekë.
Kredi 100 000 euro, marrë nga djali. Pa shlyer 98 000 euro.
Kredi me vlerë 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 000 000 lekë.
Shtëpi banimi në Durrës me vlerë 1 900 000 lekë.

Viti 2008
Blerë automjet Benz, me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 960 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, 360 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga 840 000 lekë.
Të ardhura nga lokali me qira i vajzës,1 000 000 lekë.
Kredi 100 000 euro, marrë nga djali. Pa shlyer 85 000 euro.
Kredi me vlerë 2 500 000 lekë. Pa shlyer 500 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 827 582 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, 400 800 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga 660 000 lekë.
Të ardhura nga lokali me qira i vajzës, 900 000 lekë.
Kredi 100 000 euro, marrë nga djali. Pa shlyer 93 000 euro.
Kredi me vlerë 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2500 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 1 020 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si sekretare në Gjykatën e Apelit, 468 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga si kancelar në Prokurorinë e Lushnjes 792 000 lekë.
Të ardhura të baskëshortes së djalit në Drejtorinë e Portit, Durrës, 1 006 800 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit tjetër si shofer ujësjellësi në Durrës, 190 000 lekë.
Kredi 100 000 euro, marrë nga djali. Vijon.
Kredi me vlerë 2 500 000 lekë.Mbyllur.

Viti 2011
Banesa e djalit në Durrës nga 168 m2 si pasojë e legalizimit është bërë 309 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 1 020 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si sekretare në Gjykatën e Apelit,Durrës, 584 400 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga në Ministrinë e Ekonomisë, 660 000 lekë.
Të ardhura të baskëshortes së djalit në Drejtorinë e Portit, Durrës, 1 006 800 lekë.
Kredi 100 000 euro, marrë nga djali. Vijon.

Viti 2012
Shtëpia e djalit prej 309 m2, i është dhënë një firme ndërtimi për një pallat 6 katësh, ku në përfundim përfiton një njësi shërbimi, 15 apartamente, nga të cilat tre apartamente janë shitur me një vlerë 120 000 euro.
Blerë local 34 m2 në Durrës, me vlerë 3 700 000 lekë.
Bashkëshortja e djalit ka blerë një Volsvagen me vlerë 760 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 1 020 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si sekretare në Gjykatën e Apelit,Durrës, 584 400 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga në Ministrinë e Ekonomisë, 660 000 lekë.
Të ardhura të baskëshortes së djalit në Drejtorinë e Portit, Durrës, 1 006 800 lekë.
Kredi 100 000 euro, marrë nga djali. Shlyer, duke shitur një nga banesat që ndodhej në plazh, në emër të subjektit deklarues, si kolateral në shumën 70 000 euro.

Viti 2013
Shitur 4 ap nga djali me vlerë 13 000 000 lekë.
Blerë local 34 m2 në Durrës për djalin tjetër me vlerë 3 700 000 lekë.
Blerë Land Rover për djalin, 2 700 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 020 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si sekretare në Gjykatën e Apelit,Durrës, 584 400 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga si Drejtor i Shërbimit të Provës, Tiranë 320 000 lekë.
Të ardhura të baskëshortes së djalit si juriste në Drejtorinë e Portit, Durrës, 960 000 lekë.
Të ardhura të djalit tjetër si specialist në I.P.E, Fushë Krujë, 450 000 lekë.

Viti 2014
Blerë një sip 5 000 m2 në emër të djalit me vlerë 1 000 000 lekë.
Blerë 500 m2 tokë, në emër të djalit me vlerë 5 000 000 lekë.
Blerë fuoristradë për djalin 2 000 euro.
Shitur nga djali sip 1000 më me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 320 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si sekretare në Gjykatën e Apelit,Durrës, 584 400 lekë.
Të ardhura të djalit tjetër si specialist në I.P.E, Fushë Krujë, 450 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 420 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si sekretare në Gjykatën e Apelit,Durrës, 584 400 lekë.
Të ardhura të djalit tjetër si specialist në I.P.E, Fushë Krujë, 450 000 lekë.
Kredi në emër të subjektit deklarues, 1 000 000 lekë.
Kredi në emër të djalit, 400 000 lekë.

Viti 2016
Ap 2 katësh, 202 m2, në Kryemëdhenj, Golem mbi truallin e djalit, i cili u legalizua.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 420 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si sekretare në Gjykatën e Apelit,Durrës, 584 400 lekë.
Të ardhura të djalit tjetër si specialist në I.P.E, Fushë Krujë, 450 000 lekë.
Shitur autoveturë Volvo 11 000 euro.
Shitur Land Rover me vlerë 2 000 euro.
Kredi në emër të subjektit deklarues, 1 000 000 lekë. Vijon.
Kredi në emër të djalit, 400 000 lekë. Vijon.
Kredi në emër të djalit, 250 000 lekë.
Kredi në emër të subjektit deklarues, 255 000 lekë.
Shitur nga djali, ap, 33 m2 në Plazh me vlerë 14 500 euro, ap 45 m2 në Plazh me vlerë 14 500 euro, ap 45 m2 në Plazh me vlerë 22 000 euro, njësi 33 m2 në Plazh me vlerë 35 000 euro.
Të ardhura të djalit si Drejtor i shërbimit të Provës në Tiranë, 59 416 lekë.
Të ardhura të vajzës nga Bar-kafe, 500 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 377 102 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si arkiviste në Gjykatën e Apelit,Durrës, 471 243 lekë.
Të ardhura të djalit tjetër si specialist i çështjeve sociale në I.P.E, Kavajë, 439 824 lekë.
Kredi në emër të subjektit deklarues, 1 000 000 lekë. Pa shlyer 438 555.69 lekë.
Kredi në emër të djalit, 400 000 lekë. Pa shlyer 95 500 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga