web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lojtarët dëgjojnë kokëulur, kryetifozi i Skënderbeut iu bën moral

28 Janar 2021, 15:55, Sport CNA

Skuadra e Skënderbeut është shtangur sot në stërvitje nga grupi i ultrasve të skuadrës korçare ?Ujqërit e Dëborës?.

Në seancën e sotme përgatitore në kuadër të sfidës së javës së 17-të kundër Kukësit, disa përkrahës të Skënderbeut kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar futbollistëve të respektojnë fanelën e ekipit duke patur parasysh situatën e keqe që skuadra e Ahmatajt po kalon në kampionat.

Biseda ka zgjatur disa minuta. Grupi i tifozëve korçarë u bëri thirrje futbollistëve të bëjnë kthesë në sfidën e radhës në shtëpi kundër Kukësit, duke kujtuar shumë mirë sukseset e ekipit në dekadën e fundit.

Mesazhi është kuptuar qartë nga lojtarët. Në emër të ekipit, foli mbrojtësi Vangjel Zguro, i cili u premtoi tifozëve se skuadra do të reagojë në mënyrën e duhur ndaj verilindorëve.

Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Skënderbeu ndodhet në vendin e nëntë në kampionat, pozicion që e zbret automatikisht në Kategorinë e Parë.

Kronika e RTSH:





Lajmet e fundit nga