web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ecuria negative e skuadrës, tifozëve të Skënderbeut ju soset durimi. Zbresin në fushë dhe...

28 Janar 2021, 11:28, Sport CNA

Skuadra e Skënderbeut është shtangur sot në stërvitje nga një grup tifozësh të klubit bardhekuq. Në seancën e sotme në kuadër të sfidës së javës së 17-të kundër Kukësit, disa tifozë të Skënderbeut kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar futbollistëve të respektojnë fanellën e ekipit duke patur parasysh situatën e keqe që skuadra e Ahmatajt po kalon në kampionat.

Biseda ka zgjatur disa minuta. Grupi i tifozëve korçarë u bënë thirrje futbollistëve të bëjnë kthesë në sfidën e radhës në shtëpi kundër Kukësit.

Mesazhi është kuptuar qartë nga lojtarët. Në emër të ekipit, foli mbrojtësi Vangjel Zguro, i cili u premtoi tifozëve se ekipi do të reagojë në mënyrën e duhur ndaj verilindorëve. Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Skënderbeu ndodhet në vendin e dhjetë në kampionat, pozicion që e zbret automatikisht në Kategorinë e Parë.





Lajmet e fundit nga