web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis aventura e re për Armando Sadikun, sulmuesi shqiptar zbarkon në Bolivi

27 Janar 2021, 13:34, Sport CNA

Armando Sadiku ka zbritur në Bolivi, atje ku do të nisë edhe aventurën e re në karrierën e tij.

Sulmuesi shqiptar bëri një zgjedhje tërësisht të papritur duke shkuar në tokën ?e panjohur? për futbollistët kuqezinjë, pas aventurës së dështuar te Erzurumspori.

Në ditën e djeshme Sadiku ka zbritur në qytetin Tarija, duke takuar fillimisht drejtuesit e klubit dhe duke iu bashkuar skuadrën në hotel për t?i njohur më nga afër.

Duke nisur nga dita e sotme futbollisti do të jetë gati nën urdhërat e trajnerit për t?u stërvitur, ndërsa ndeshja e parë miqësore do të zhvillohet në ditën e enjte kundër Tomayopo.





Lajmet e fundit nga