web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Derbi dramatik, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

26 Janar 2021, 21:21, Sport CNA

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për Kupën e Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku u përfshinë në një përplasje të ashpër në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që suedezi la kuqezinjtë me 10 lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 58-të.

Për sa i përket ndeshjes, Milani kaloi i pari në avantazh me Ibrën, në minutën e 31-të, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Lukaku dhe Eriksen përmbysën rezultatin. Fillimisht belgu realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71-të, ndërkohë që Eriksen, shndërroi në gol një goditje dënimi në të 97-tën.

Vlen të theksohet fakti se u akorduan 10 minuta shtesë, pasi loja u ndërpre për disa minuta në pjesën e dytë, teksa gjyqtari Valeri u zëvendësua për shkak të një problemi muskulor.

LIVE: INTER-MILAN 2-1

Lukaku 72′ (p), Eriksen 97′ / Ibrahimoviç 31′





Lajmet e fundit nga