web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapi i madh në karrierë, talenti shqiptar drejt transferimit te... Beshiktashi

26 Janar 2021, 16:28, Sport CNA

IPKO Superliga e Kosovës gjatë viteve të fundit po pëson mjaft rritje dhe lojtarë të njëpasnjëshëm po spikasin dhe po sigurojnë transferime të bujshme jashtë vendit.

Sensacioni i këtij sezoni është Mirlind Daku, por ka edhe lojtarë të tjerë, që kanë ngjallur interes ndërkombëtar. Një prej tyre mësohet të jetë Valmir Veliu.

Talenti i Llapit (18 ndeshje, 4 asiste, 2 gola) ka treguar se është një nga më të mirët e elitës së futbollit dardan dhe është gati të bëjë një hap më të madh. Nga Kosova bëjnë me dije lajmin e bujshëm se Veliu mund të kalojë te Besiktas.

Veliu aktivizohet në sulm, teksa pozicioni i preferuar është krahu i majtë i ofensivës. Mbetet të shihet vërtetësia e këtij lajmi, teksa nëse transferohet në klubin gjigant turk, Veliu vështirë të bashkohet menjëherë me ekipin e parë.





Lajmet e fundit nga