web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Portier i ri dhe një brazilian, njihuni me dy goditjet e Skënderbeut në merkato

26 Janar 2021, 13:18, Sport CNA

Skënderbeu ka zyrtarizuar së fundmi dy futbollistë të cilët do t?i bashkohen menjëherë skuadrës nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj.

I pari është mesfushori Zhan Viktor Gonsalves.

Brazialiani 25-vjeçar së fundmi është aktivizuar në ligën e tretë portugeze me Uniao Santarem. Një lojtar qqë pritet të bëjë diferencën në kapionatin shqiptar.

Ndërkohë, i afruari tjetër në merkato është një portier. Bëhet fjalë për Bekim Rexhëpin, i cili vjen si një huazim nga klubi i Shkëndijes së Tetovës.

24-vjeçari nuk kishte hapësirat e duhura në Tetovë dhe tashmë do të provojë aventurën me bardhekuqtë teksa do të duelojë për një post titullari me Dajsinanin.

Kujtojmë se Rexhepi nuk është i vetmi i huazuar nga Shkëndija te Skënderbeu, pas me këtë formulë është afruar edhe Leard Sadriu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga