web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet arsyeja pse Tirana i besoi stolin Orges Shehit

27 Janar 2021, 07:55, Sport CNA

Refik Halili ka pasur në tryezë një listë emrash që kanë drejtuar në Superiore. Mes tyre, ka pasur edhe preferenca dhe dëshira paraprake që nga e shkuara, por në fund emri i Orges Shehit ka parakaluar të gjithë në vendimmarrjen e numrit një të klubit kryeqytetas.

Burimet pranë klubit bëjnë me dije se bëhet fjalë pikërisht për prezantimin e trajnerit të ri. Shehi mësohet të jetë përzgjedhur për vetë njohjen që ka të situatës dhe skuadrave të Kategorisë Superiore dhe mënyrës se si funksionon kampionati ynë.

Ndeshja e radhës luhet të dielën dhe koha shtrëngon. Për këtë, Tirana dhe drejtuesit nuk kanë kohë për të pritur një trajner tjetër pa eksperienca në elitën e futbollit shqiptar.

Jo vetëm kaq, por njohja dhe miqësia me drejtorin Osmani e kanë ?sugjeruar? te presidenti Halili. Gjithashtu, Shehi në të shkuarën ka pasur edhe eksperienca si trajner te skuadra e Skënderbeut, por edhe te Kukësi, ku dha sinjale pozitive për bashkim të grupit dhe një filozofi të bukur loje.





Lajmet e fundit nga