web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Armando Broja nuk ndalet, shënon sërish në Holandë

27 Janar 2021, 21:30, Sport CNA

Armando Broja ka arritur që të shënojë sërish te Viteshe, por këtë herë ky realizim do t?i mbetet vetëm statistikave.

Kjo pasi Venlo i ka shkatërruar miqtë në shifrat 4-1, ndërsa realizimi i golit të tretë nga ana e Giakomukis që realizoi tripletë brenda 45 minutave, ishte një magji e vërtetë.

Një parabël nga distanca do të shtangte portierin e Viteshes për të mbyllur llogaritë që në pjesën e parë. Trajneri Letsch zgjodhi që të aktivizonte Armando Brojën me nisjen e pjesës së dytë, ndërsa vetëm 15 minuta më vonë do të vinte ngushtimi i diferencave.

Pas një pasimi të marrë në brëndësi të zonës, Broja tregon se është i aftë për të gjuajtur edhe me këmbën e majtë që nuk është e preferuara e tij, duke e dërguar topin në rrjetë.





Lajmet e fundit nga