web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu turpërohet në miqësore, e mposht edhe Maliqi

27 Janar 2021, 17:15, Sport CNA

Si të mos mjaftonte vendi i fundit në kampionat, Skënderbeu zhgënjen edhe në takimet miqësore. Korçarët e Juljan Ahmatajt u mposhtë ditën e sotme nga skuadra e Maliqit që militon në Kategorinë e Dytë në takimin e zhvilluar në qytetin e Korçës.

Pavarësisht se trajneri i skuadrës korçare, la pushim një pjesë të titullarëve, kjo humbje nuk i shkon fare përshtat një klubi të madh si Skënderbeu që disa vite më parë bënte krenar gjithë shqiptarët me paraqitjet në Ligën e Europës, ndërsa tashmë e mposht Maliqi.

Kujtojmë se në fundjavë Skënderbeu luan në kampionat me skuadrën e Kukësit në shtëpi. Një tjetër rezultat negativ në këtë takim do ti fundoste më tepër bardhekuqtë.

SKENDERBEU-MALIQI 0-1

FORMACIONET:

Skënderbeu: Rexhepi, Qaqi, Vitija, Tapi, Kacanolli, Kaso, Vangjeli, Zhan Viktor, Rrapaj, Shabani, Tereziu.

Maliqi: Lamellari, Ndoci, Çelniku, Isufi, Rezhda, Jaupllari, Muçollari, Avdillari, Tako, Kame, Demollari.





Lajmet e fundit nga