web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Chelsea shkarkon trajnerin Lampard nga stoli i ekipit

25 Janar 2021, 08:04, Sport CNA

Çelsi nuk ka vonuar të konfirmojë lajmin se Frenk Lampard nuk do të drejtë më ?Blutë?. Në një komunikim të fundit zyrtar, klubi londinez konfirmoi se bordi drejtues i klubit së bashku me presidentin Roman Ambramoviç kanë vendosur të mbyllin sot bashkëpunimin me 42-vjeçarin.  Biznesmeni rus e konsideroi këtë vendim si një nga më të vështirët e jetës së tij.

?Ishte një vendim shumë i vështirë për klubin, sepse kam një raport personal të shkëlqyer me Frenkun. Ai është një njeri me integritet të lartë dhe ka vlerat më të mëdha etike të punës. Sidoqoftë në këto kushte, besojmë se mënyra më e mirë është të ndajmë rrugët?, shprehet presidenti i Çelsit, Roman Ambramoviç për vendimin e shkarkimit të Frenk Lampardit nga posti i trajnerit të ?Bluve?.

Në 84 ndeshje në krye të Çelsit, Lampard fitoi 44 takime, barazoi në 17 sfida dhe humbi 23.





Lajmet e fundit nga