web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja në derbi, Nevil Dede merr vendimin e ri te Tirana

25 Janar 2021, 08:05, Sport CNA

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede ka provuar dje në stërvitje një sërë variantesh për të përballuar Laçin, ku një prej tyre ishte edhe testi me ?tre bigët? në sulm: Vairinen-Seferi në majë me Muçin pas tyre.

Në këtë rast, trajneri vendosi Torasën dhe Tolin në mesfushë, me Ismajlgecin dhe Halilin nga krahët, teksa në sistemin 3-4-1-2, Toshevski-Najdovski-Hoxhallari shihen si të pandryshuar.

Ndërkohë, një tjetër plan që është provuar edhe më gjatë në seancën e djeshme, është ai i versionit standard 3-5-2, ku problemi kryesor është mbulimi i hapësirës që lë Batha, i ndëshkuar me të kuq në derbi.

Me prapavijën e pandryshuar dhe Halilin e Ismajlgecin nga krahët, u pa Vrapi në qendër të mesfushës me Torasën të rikthyer në mesfushë dhe Tolin.

 





Lajmet e fundit nga