web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO / Kupa FA dhuron spektakël, Mançester Junajtid eliminon Liverpulin

24 Janar 2021, 20:08, Sport CNA

Mançester Junajtid ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme përballë rivalëve historikë të Liveprulit, duke i eliminuar nga Kupa FA pas një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave. Ky ishte nje rezulatat i rëndësishëm, që tashmë bën të qartë se për Liverpulin këtë vit ekziston vetëm kampionati dhe Liga e Kampioneve, me të parin që është komplikuar mjaft për momentin duke qenë jashtë podiumit.

Salah kaloi në avantazh Liverpulin, por talenti Grinud barazoi shpejt shifrat për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1. Rashford ishte më pas ai që shënoi golin e avantazhit në fillimin e pjesë ssë dytë për ?djajtë e kuq?, por Salah realizoi dygolëshin personal kur regjistrohej minuta e 59 e kësaj ndeshje e cila prodhoi në vijim raste të shumta nga të dy ekipet dhe një futboll me ritëm të lartë.

Për të zgjidhur duelin mendoi portugezi Buno Fernandes dhe jo me penalltinë e zakonshme. Ai ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi duke dërguar sferën në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin 3-2 skuadrës së tij, shifra që rezistuan deri në vërshëllimën përfundimtare duke kaluar këtë skuadër në turin tjetër. /vipsport.al/





Lajmet e fundit nga