web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kalendar ferri për Skënderbeun, shikoni me kë luajnë korçarët në 3 ndeshjet e ardhshme

25 Janar 2021, 10:45, Sport CNA

Skënderbeu barazoi dje 1-1 me Apoloninë, në një 90 minutësh që mund ta fitonte. Gjithsesi, gjërat nuk shkuan mirë, e kështu duhet të kënaqen me një pikë.

Kalendari nuk premton shumë për korçarët, pasi 3 ndeshjet e ardhshme janë ?zjarr?. Me datën 30 është në program sfida ndaj Kukësit. 7 ditë më pas, Skënderbeu sfidon Tiranën në transfertë, kampionen në fuqi. 6 ditë më pas, të besuarit e Ahmataj masin forcat me Teutën. Siç duket, bëhet fjalë për kundërshtar të fortë, me këta të fundit që kanë pretendime të mëdha këtë sezon.

Skënderbeu renditet në vendin e fundit të Kategorisë Superiore. Synimi është mbijetesa, në një sezon që pritet të jetë shumë i vështirë dhe i gjatë.





Lajmet e fundit nga