LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam marrë maksimumin”/ Fjoralba Ponari përfundon rrugëtimin e saj në “E Diell”

25 Janar 2021, 11:02, Lifestyle CNA
“Kam marrë maksimumin”/ Fjoralba Ponari përfundon

Moderatorja Fjoralba Ponari ka bërë të ditur lajmin se nuk do të jetë më pjesë e programit ?E Diell?.

Me disa fjalë emocionuese, moderatorja ka falenderuar të gjtihë ata që e shoqëruan në rrugëtimin e saj në këtë program.

Ajo ka treguar se nga eksperienca e saj në E Diell, ka marrë maksimumin dhe është rritur shumë profesionalisht.

?Sot, teksa ndiqja nga ekrani finalen e ?Beauty-t?, më pushtuan rrufeshëm sekuenca episodesh, momentesh, ndjesish? sepse bashkë me ?Beauty-n?, sot finalizova në mënyrën më të mirë të mundshme dhe një eksperiencë timen 2-vjeçare me ?E Diell?, emisionin që gjithmonë do të mbajë një vend special në zemrën time. Një program që më ka ndihmuar e që i kam marrë maksimumin teksa rritesha jo vetëm në profesion, por edhe si njeri. Për këtë i jam pafund mirënjohëse familjes ?E Diell?,ka shkruar Fjoralba.

Kujtojmë se ajo vazhdon të jetë pjesë e ekranit me një tjetër emision, ?Më thuaj një dëshirë?, që ka rezultuar i suksesshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga