web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spitali gjerman në karantinë/ 20 pacientë dhe personeli të infektuar me variantin e ri të COVID

24 Janar 2021, 14:54, Kosova & Bota CNA

Një spital në Gjermani është vendosur në karantinë pasi 20 pacientë dhe personeli mjekësor kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të Covid-19.

Karantimi i spitalit Humboldt do të thotë se nuk mund të pranojë të tjerë pacientë për një kohë të pacaktuar.

Varianti i ri i virusit që është përhapur në Britani, transmetohet më shpejt dhe gjithashtu është më vdekjeprurës thonë ekspertët.

Tashmë, stafi i spitalit është në karantinë dhe ata lejohen që të udhëtojnë vetëm nga shtëpia e tyre për në spital.

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve të ndalojnë ankesat për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinës kundër COVID-19 dhe mbrojti vendimin për të zgjatur izolimin si një masë të nevojshëm për të ndaluar variantin e ri të virusit të cilësuar më agresiv./CNA.al





Lajmet e fundit nga