web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pfizer nënshkruan marrëveshjen/ Do të furnizojë me vaksina programin COVAX

22 Janar 2021, 11:15, Kosova & Bota CNA

Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech kanë rëndë dakord që të bashkëpunojnë sëbashku për të furnizuar me vaksinat e tyre kundër koronavirusit programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një artikull të publikuar së fundmi Reuters shkruan se programi COVAX i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, te shtetet e varfra. Dozat e para të vaksinës do t?iu jepen shteteve, që janë pjesë e COVAX-it, për të vaksinuar punëtorët e tyre shëndetësorë.

Vaksinat nga programi COVAX pritet të shpërndahen për vendet e varfra dhe ato me të ardhura të ulëta në muajin shkurt./CNA.al





Lajmet e fundit nga