Shpërthim i fuqishëm në Madrid/ Katër viktima dhe 11 të plagosur
Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një...
Joe Biden, një figurë e rëndësishme e Partisë Demokrate në skenën politike amerikane për afro gjysmë shekulli, u bë të mërkurën presidenti i 46-të amerikan.
Zoti Biden fitoi zgjedhjet të tretën herë që kandidonte për president, duke pasuar Presidentin Donald Trump. 78-vjeçari Biden është presidenti më i moshuar amerikan në historinë e vendit, më i moshuar se 98% e bashkëkombasve të tij.
Kriza të Shumta
Presidenti i ri do të ndeshet menjëherë me sfida serioze: krizën e krijuar nga koronavirusi, që deri tani ka shkaktuar mbi 400,000 të vdekur në SHBA sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins; ritmet e ngadalta të vaksinimit kundër virusit si dhe goditjen që ka marrë ekonomia amerikane nga pandemia.
Kalimi nga administrata Trump në administratën Biden mund të sjellë një kthesë të fortë në zhvillimet në Amerikë dhe botë.
Zoti Biden ka premtuar të shtojë ritmet e vaksinimeve duke bërë 100 milionë imunizime brenda 100 ditëve të para të administratës së tij dhe duke miratuar ndihma më të mëdha financiare për të gjithë amerikanët, me përjashtim të atyre me të ardhura të larta. Po ashtu ai ka premtuar ndihmë për bizneset në vështirësi, nëse arrin të sigurojë miratimin e Kongresit.
Rikthim në Traktatin e Parisit për Klimën
Në skenën globale, zoti Biden thotë se SHBA do të rikthehet në Paktin e Parisit për klimën nga e cila u tërhoq Presidenti Trump. Zoti Biden pritet të veprojë ndryshe në marrëdhëniet me sundimtarë autoritarë në Rusi, Kinë, Korenë e Veriut.
Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve e mbështesin qëndrimin e zotit Biden gjatë periudhës së tranzicionit.
Por ai ndeshet me pengesa në realizimin e axhendës së tij legjislative, pasi të dyja Dhomat e Kongresit janë të ndara në linja partiake. Partia Demokrate e zotit Biden ka një epërsi të ngushtë mbi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati është i ndarë 50 me 50. Zonja Kamala Harris, e cila bëri betimin si nënpresidente, do të votojë në raste kur vota në Senat është e ndarë në linja partiake, barazim 50 me 50.
Procesi gjyqësor kundër Donald Trumpit
Senati ka përpara procesin gjyqësor kundër zotit Trump, pas ngritjes së akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve për herë të dytë kundër tij. Këtë radhë ai u akuzua se kishte nxitur rebelim duke u bërë thirrje protestuesve më 6 janar të marshonin drejt Kapitolit gjatë çertifikimit të fitores së zotit Biden.
Zoti Trump nuk ka pranuar publikisht humbjen përballë rivalit demokrat, po ashtu nuk i telefonoi zotit Biden për ta përgëzuar për fitoren, ndërkohë që ka këmbëngulur pa prova se zgjedhjet u vodhën. Ai nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, duke thyer një traditë 160 vjeçare.
36 vjet në Senat
Zoti Biden ka qenë senator nga shteti Delauer për 36 vjet. Po ashtu ai ishte nënpresident amerikan gjatë administratës së Presidentit Obama.
Zoti Biden mundi 25 kandidatë të tjerë demokratë me ambicje presidenciale në zgjedhjet e 2020 dhe më pas mundi Presidentin republikan Donald Trump me 306 vota elektorale përkujdrejt 232 votash që mori zoti Trump. Zoti Biden fitoi gjithashtu edhe votën popullore me një diferencë prej më shumë se 7 milionë votash.
Fushatë ndryshe
Gjatë pandemisë në Shtetet e Bashkuara, zoti Biden zhvilloi një fushatë elektorale të paparë në historinë moderne të zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Ai shmangu tubimet politike në shkallë të gjerë dhe në vend të tyre bëri takime me një numrë të vogël pjesmarrësish që mbanin distancë fizike prej dy metrash dhe me maska. Në disa raste, tubimet u zhvilluan në parkingje makinash, ku mbështetësit u binin burive në vend të brohoritjeve, ndërsa zoti Biden sulmonte zotin Trump. Po ashtu, zoti Biden mbajti fjalime të shumta fushate pranë shtëpisë së tij në Delauer.
Kritika mbi mënyrën e trajtimit të situatës së pandemisë nga zoti Trump
Demokrati Biden ekspozoi publikisht mënyrën se si zoti Trump e trajtoi situatën e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tha se Trump nuk e meritonte të mbetej president i një vendi që kryesonte me numrin e vdekjeve në botë dhe rreth 24 milionë të infektuar, të dhëna të ofruara nga Universiteti Johns Hopkins. Ai tha se Trumpi kishte ?ngritur flamurin e bardhë? të dorëzimit ndaj koronavirusit.
Nga ana tjetër, Presidenti Trump u shpreh se zoti Biden ishte përfaqësuesi i më së keqës në Uashington: një politikan karriere.
Në dy debatet presidenciale, Zoti Trump prentendoi se zoti Biden do të ishte peng i pikpamjeve të demokratëve të ekstremit të majtë nëse zgjidhej dhe mes politikave të tjera, do të çonte në ?shtetëzimin? e kujdesit shëndetësor.
Zoti Biden ka thënë se është kundër futjes së kujdesit shëndetësor nën kontrollin e qeverisë, por ka në plan të punojë për të zgjeruar Ligjin për Kujdesin e Përballueshëm shëndetësor të miratuar në vitin 2010 gjatë administratës së Presidentit Obama, për të ofruar kujdes shëndetësor të subvencionuar për miliona amerikanë.
Zoti Biden gjithashtu thotë se do t?i japë fund së shpejti urdhërit të zotit Trump për ndalimin e fluturimeve nga disa vende myslimane drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe do të ofrojë një plan për trajtimin e çështjeve të imigracionit që për vite me rradhë kanë ngecur në Kongres.
Nuk mbështet rritjen e numrit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë
Zoti Biden thotë se ka në plan të caktojë një komision dypalësh për të studiuar reforma në gjyqësor. Por ai këmbëngul se nuk është përkrahsë i një propozimi të favorizuar nga krahu progresist i partisë së tij për të shtuar numrin prej nëntë anëtarësh që përbëjnë Gjykatën e Lartë, në mënyrë që të emërohen më shumë gjykatës liberalë.
Thirrja për shtimin e numrit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë erdhi pas konfirmimit në këtë gykatë të zonjës Amy Coney Barret, të emëruar nga zoti Trump. Ajo është një konservatore e vendosur dhe u bë anëtare e Gjykatës së Lartë pak para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Konfirmimi i saj nga Senati e lë Gjykatën e Lartë me një shumicë konservatore 6-3.
Zoti Biden bëri fushatë si një politikan i qendrës së majtë. Ai mbështet programet për mjedisin dhe riangazhim me aleatët tradicionalë të Shteteve të Bashkuara.
Përgjigje ndaj trazirave sociale
Viti i kaluar u shoqërua me vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte në duart e policisë në Mineapolis si dhe vrasje të të dyshuarve afrikano-amerikanë nga policia në rrethana të dyshimta. Vendi u përfshi nga një valë protestash, trazirash civile dhe dhunë. Zoti Biden ofroi propozime të hollësishme për të çuar përpara barazinë ekonomike racore dhe reformuar sistemit e drejtësisë penale.
Dikur kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, ai po ashtu kërkoi ndjesë për rolin që kishte luajtur ai vetë në miratimin e ligjit të vitit 1994 kundër krimit. Legjislacioni në fjalë ashpërsoi ndjeshëm dënimet për drogat e forta si kokaina, e cila ndëshkoi në mënyrë jo proporcionale popullsinë me ngjyrë.
Betja për ?shpirtin e Amerikës?
Gjatë periudhës së fushatës presidenciale, zoti Biden tha se dëshironte t?i jepte fund administrarës ?së çoroditur? të zotit Trump.
?Jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës?, shkruante zoti Biden në faqen e fushatës së tij në internet. ?Është koha që të kujtojmë se kush jemi. Ne jemi amerikanë; të fortë, që nuk thyhemi, por gjithmonë plot shpresë. Është koha të trajtojmë me dinjitet njëri-tjetrin. Të ndërtojmë një klasë të mesme që funksionon për të gjithë. Të luftojmë kundër abuzimeve të pabesueshme të pushtetit që po shohim?.
?Është koha të thellohemi dhe të kujtojmë se ditë më të mira na presin?, shkruante zoti Biden. ?Është koha për udhëheqje të respektuar në arenën ndërkombëtare- dhe udhëheqje dinjitoze në vend?, tha ai në prag të presidencës së tij./Voa
Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një...
Ish Presidenti Donald Trump respektoi një traditë tre-dekadë...
Zyrtarish Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë preside...
Presidenti Donald Trump ndoshta do të mbahet mend më së shum...
Pas vendimit të Serbisë për marrjen e vaksinës kineze, deput...
Një alarm për bombë është raportuar në Gjykatën e Lartë në S...
Presidenti në ikje i SHBA, Donald Trump ka mbërritur në bazë...
Ish presidenti i SHBA, Donald Trump është larguar nga Shtëpi...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është cer...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka shpërthyer nd...
Qindra mijëra spektatorë vijnë zakonisht në ceremoninë e mar...
Serbia është vendi i parë në Europë që ka nisur fushatën e v...
Presidenti në ikje i SHBA, Donald Trump ka falur ish-këshill...
Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të...
Presidenti i zgjedhur Joe Biden drejtoi të martën një ceremo...
Si do të ecet më tej në Gjermani në luftën kundër pandemisë?...
Udhëheqësit perëndimorë po kërkojnë lirimin e drejtuesit të ...
Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit,...
Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente m...
Kancelarja gjermane Angela Merkel është e vendosur të dakord...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...