VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.
“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë”, tha presidenti republikan në video-mesazhin e tij. “Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishme.”
Presidenti Trump nuk e ka pranuar kurrë plotësisht humbjen ndaj demokratit Biden, i cili fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 votave të zotit Trump. Presidenti në largim nuk do të takohet me zotin Biden para inaugurimit të demokratit në mesditën e së mërkures. Në vend të takimit me zotin Biden, Donald Trump ka planifikuar udhëtimin për në Florida, ku ai pritet të banojë pas mbarimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Trump bëri fushatë me premtim për ta bërë “Amerikën të madhe përsëri” por largohet nga detyra në një kohë kur mbi 400,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, rrezikun e të cilit ai e minimizoi, ekonomia vazhdon të vuajë pasojat e pandemisë dhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkura me aleatët e saj kryesorë vazhdojnë të jenë të tensionuara.
“Rreziku më i madh me të cilin përballemi është humbja e besimit në veten tonë, humbja e besimit në madhështinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump. “Amerika nuk është një vend i ndrojtur i shpirtrave të dobët që duhet të ruhen dhe të mbrohen nga ata me të cilët ne nuk jemi dakord”.
Presidenti Trump është ngujuar në Shtëpinë e Bardhë në javët e fundit të mandatit të tij, i zemëruar pas protestës së dhunshme nga mbështetësit e tij në Kapitol që la pesë persona të vdekur, përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit.
Dhuna, e cila pasoi një tubim në të cilin Presidenti Trump përsëriti akuzat e rreme për manipulim të zgjedhjeve, ka lënë në hije çdo përpjekje për të nënvizuar trashëgiminë e presidentit në ditët e tij të fundit në detyrë.
Në fjalimin e regjistruar më parë, Presidenti Trump u përpoq të nxirrte në pah aspektet e presidencës së tij me të cilat ai ishte krenar.
“Ne bëmë atë për të cilën erdhëm këtu, dhe shumë më tepër“, tha ai. “Unë zgjodha betejat e vështira, çështjet më të vështira, zgjedhjet më të vështira, sepse ju më zgjodhët për ta bërë këtë”.
Presidenti Trump vuri në dukje marrëveshjet e paqes në Lindjen e Mesme, të ndërmjetësuara nga administrata e tij dhe lavdëroi axhendën e tij të politikës së jashtme.
“Ne ringjallëm aleancat tona dhe bashkuam kombet e botës për t’i bërë ballë Kinës si kurrë më parë,” tha ai. “Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re.”
Presidenti Trump, i cili largohet mes përçarjeve të thella në vend, përmendi protestën e dhunshme në Kapitol, të cilën ai nuk e dënoi menjëherë pasi ndodhi më 6 janar.
“Të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kapitolit tonë. Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçkaje që ne si amerikanë e vlerësojmë. Nuk mund ta tolerojmë kurrë (dhunën)”, tha ai.
Dhe presidenti, ish-këshilltarët e të cilit parashikojnë se ka dëmtuar të ardhmen politike pas trazirave, sugjeroi se lëvizja e tij do të vazhdonte. “Tani, ndërsa jam duke u përgatitur t’ia dorëzoj pushtetin një administrate të re në mesditën e së mërkurës, dua që ju ta dini se lëvizja që kemi filluar vetëm sa ka filluar”, tha zoti Trump.
“Unë largohem nga ky vend madhështor me një zemër besnike, të gëzueshme, një frymë optimiste dhe një besim të fortë se për vendin tonë dhe për fëmijët tanë, do të vijnë ditë më të mira.”/VOA
Presidenti i zgjedhur Joe Biden drejtoi të martën një ceremo...
Si do të ecet më tej në Gjermani në luftën kundër pandemisë?...
Udhëheqësit perëndimorë po kërkojnë lirimin e drejtuesit të ...
Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit,...
Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente m...
Kancelarja gjermane Angela Merkel është e vendosur të dakord...
Qeveria gjermane e kancelares Angela Merkel dhe udhëheqësit ...
Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-d...
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, planifikon të shpalosë një...
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marri...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se bota ës...
Në Rusi, një gjykatës dha urdhër për ta dërguar kritikun e K...
Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i...
Rënia e numri të të infektuarve, ka bërë që shteti fqinj, Gr...
Me situatën në Gjermani ende kritike, Kancelarja Angela Merk...
Fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, dhe...
Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe ka...
Arrestimi i kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny pas mbërr...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë ...
Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...