Në prag të inaugurimit presidencial/ "Blindohet" Kapitoli në SHBA
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marri...
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, planifikon të shpalosë një projektligj gjithëpërfshirës të emigracionit në ditën e parë të administratës së tij, duke shpresuar të sigurojë një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa status ligjor, një ndryshim masiv nga politikat e ashpra të emigracionit të administratës së presidentit Trump.
Legjislacioni e vë zotin Biden në rrugë për të përmbushur një premtim të madh fushate të rëndësishëm për votuesit latino-amerikan dhe komunitetet e tjera të imigrantëve pas katër vitesh të politikave kufizuese të presidentit Donald Trump dhe dëbimeve masive. Ai siguron një nga rrugët më të shpejta drejt shtetësisë për ata që jetojnë pa status ligjor vitet e fundit, por nuk arrin të përfshijë një kompromis rreth rritjes së sigurisë së kufirit të favorizuar nga shumë republikanë, duke vënë në dyshim miratimin në Kongres.
Sipas një personi të njohur me legjislacionin, që foli me kusht që të mos identifikohet, projektligji që pritet të ketë qindra faqe, do të paraqitet pasi zoti Biden të bëjë betimin të mërkurën.
Si kandidat, zoti Biden i cilësoi veprimet e presidentit Trump mbi emigracionin një ?sulm të pamëshirshëm? ndaj vlerave amerikane dhe tha se ai do të ?zhbëjë dëmin?, ndërsa do të vazhdojë të mbajë kufijtë të përforcuar.
Sipas legjislacionit, ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari i vitit 2021 pa status ligjor, do të kishin një rrugë pesë-vjeçare drejt statusit të përkohshëm ligjor, ose një leje të përhershme qëndrimi (Green Card), nëse kalojnë kontrollet e sigurisë, paguajnë taksa dhe përmbushin kërkesat tjera themelore. Prej andej është një rrugë tre-vjeçare drejt natyralizimit, nëse synojnë shtetësinë.
Për disa emigrantë, procesi do të ishte më i shpejtë. Të ashtuquajturit ëndërrimtarë, (dreamers) të rinjtë që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme si fëmijë, si dhe punëtorët e bujqësisë dhe njerëzit me status të përkohshëm mbrojtës, mund të kualifikohen menjëherë për Green Card nëse janë duke punuar, janë duke u shkolluar, apo plotësojnë kërkesa të tjera.
Projekt-ligji nuk është aq gjithëpërfshirës sa rishikimi i fundit i madh i imigracionit i propozuar në kohën kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës së zotit Barack Obama.
Zoti Biden pritet të ndërmarrë veprime të shpejta ekzekutive për të ndryshuar veprimet e tjera të presidentit Trump rreth imigracionit, duke përfshirë edhe dhënien fund të ndalimit të hyrjeve të personave nga disa vende me shumicë myslimane./VOA
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marri...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se bota ës...
Në Rusi, një gjykatës dha urdhër për ta dërguar kritikun e K...
Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i...
Rënia e numri të të infektuarve, ka bërë që shteti fqinj, Gr...
Me situatën në Gjermani ende kritike, Kancelarja Angela Merk...
Fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, dhe...
Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe ka...
Arrestimi i kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny pas mbërr...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë ...
Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat...
Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka p...
Nga Yann RusoTokio – Është një nga misteret më të mëdhenj të...
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny është ndaluar nga f...
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexey Navalni u nis të dielën d...
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1530 t...
Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën ...
Serbia ka marrë dozën e dytë të vaksinave Pfizer.Mediat vend...
Situata nga Covid në Kosovë po vjen drejt normalizimit. Gjat...
Twitter mbylli llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...