web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Boris Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës

23 Janar 2021, 07:38, Kosova & Bota CNA

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se provat fillestare tregojnë se varianti i ri i koronavirusit, që u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe, mund të jetë më vdekjeprurës.

Të dhënat janë bërë të ditura nga ekspertët, të cilët kanë krahasuar shkallën e vdekjeve te njerëzit me variantin e ri dhe atë të vjetër të koronavirusit. Johnson tha në një konferencë për media se “përveç përhapjes më të shpejt, varianti i ri mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë?.

“Për shkak të ndikimit të këtij varianti, spitalet janë nën presion kaq të fortë”, tha Johnson.

Hulumtimet janë bërë nga nje grup shkencëtarësh, të cilët e kanë informuar qeverinë britanike. Grupi arriti në përfundimin se ekziston një “mundësi reale” që virusi të jetë bërë më vdekjeprurës, por megjithatë kjo nuk ishte e sigurt./CNA.al





Lajmet e fundit nga