web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshje me tifozë në Serinë A? Ja çfarë deklaron ministri

23 Janar 2021, 08:54, Sport CNA

Situata me COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese dhe duket se kjo do të vazhdojë të ndikojë mbi futbollin. Të gjithë shpresonin që ky vit të shihte sa më shpejt rihapjen e stadiumeve në Serinë A. Por ministri për Politikat Rinore dhe Sportin, Vinçenco Spadafora, gjatë një interviste sot ka bërë të qartë se është pak e mudnshme që një gjë e tillë të ndodhë për sa kohë që vazhdon alarmi global.

?Mendoj se do të jetë e vështirë që të shihen stadiumet të rihapen për këtë sezon. Të mendosh të kesh një numër të lartë personash që shkojnë në të njëjtin drejtim është shumë e komplikuar në këto kushte. Urdhëresa e qeverisë skadon në mars, por mendoj se pavarësisht situatës, do të duhet më parë që të mendojmë për sportin e bazës, e më pas për hapjen e pjesshme të impianteve?, tha ai.

Kështu, duket se ky sezon do të vazhdojë si pjesa e dytë e atij të kaluarit, me stadium të boshatisura e një dëm ekonomik të pallogaritshëm për klubet italiane, të cilat janë në vështirësi të mëdha financiare e mund të zgjedhin të heqin dorë nga shumë prej yjeve të tyre për të përballuar situatën.





Lajmet e fundit nga