web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështon transferimi te Partizani, futbollisti shfaqet në stërvitje me... Kastriotin

22 Janar 2021, 19:05, Sport CNA

Sot, Kastrioti ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së dielës në transfertë kundër Vllaznisë.

Klubi krutan ka treguar pjesë nga seanca e sotme, ndërsa në sy bie Realf Zhivanaj. Qendërmbrojtësi tropojan u përfol për një kalim të tij te Partizani.

Por, sot ai ka qenë i pranishëm në stërvitje duke marrë pjesë në manovrat e përgatitura nga trajneri Ramadan Ndreu.

Edhe në foto shihet 22-vjeçari (i shënjuar me blu) i cili merr pjesë në përgatitjet e teknikut të Kastriotit. Kujtojmë që ndeshja Vllaznia ? Kastrioti është programuar të luhet të dielën në orën 16:45, në stadiumin ?Loro Boriçi? në Shkodër.





Lajmet e fundit nga