web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëndija e Gjokës godet në merkato, afron sulmuesin brazilian që ka lujtur në Superligën turke

22 Janar 2021, 18:42, Sport CNA

Shkëndija e Tetovës ka prezantuar ditën e sotme një afrim të bujshëm, teksa bëhët fjalë për sulmuesin brazilian, Igor Uanderson Da Silva. Ky i fundit vjen nga Brazili, ku në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Agua Santa.

Sulmuesi 24-vjeçari brazilian, luan në krahun e majtë të sulmit dhe në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave turke të Bursaspor dhe Gaziantep, nga viti 2018 deri në merkaton e janarit në vitin 2020, ku më pas u rikthye në Brazil.

Pas Rubin Hebajt dhe portierit Ferat Ramani, Da Silva bëhet afrimi i tretë i kuqezinjve në këtë merkato. Ndërkohë që në ditët në vijim, Shkëndija mund të synojë të tjerë lojtarë, pasi po pikas edhe emra të njohur, edhe të huaj nga Superiorja.





Lajmet e fundit nga