web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gaz Demi: E merituam, ja blerja më e mirë e Partizanit

21 Janar 2021, 21:08, Sport CNA

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij në derbi ndaj Tiranës.

Pas përfundimit të ndeshjes, Demi tha për ?Rtsh?, se të kuqtë e merituan këtë fitore, duke shtuar më tej se Eraldo Çinari është goditja më e mirë në merkato.

?Ishte një ndeshje e bukur dhe e dyluftuar nga të dyja skuadrat. Mendoj se Partizani e meritoi këtë fitore ditën e sotme. Për Çinarin më tha edhe drejtori Genc Tomori, se është blerja jonë më e mirë në këtë merkato të janarit. E përgëzoj lojtarin për golin e shënuar.?, tha Demi.





Lajmet e fundit nga