web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balaj e dreqos në Austri, ja çfarë i ndodhi sulmuesit shqiptar

22 Janar 2021, 21:04, Sport CNA

Bekim Balaj, është ?skuqur? ditën e sotme në kampionatin austriak. Sturm Graz luante ditën e sotme me Rapidin e Vienës, një ndeshje ku do të vendosej për vendin e parë, që tashmë e ka marrë Rapidi, pasi triumfuan në fund me rezultatin 4-1.

Balaj e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 66?, kur ndeshja ishte 3-1 në favor të Rapidit. Megjithatë sulmuesi i Kombëtares, qëndroi në fushë vetëm 4 minuta, pasi në minutën e 70? u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Një karton i kuq ky që vjen në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja ekipet, pasi luhej për vendin e parë.





Lajmet e fundit nga