web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Banorët nuk dorëzohen: Betejën do ta vijojmë në gjykatë

19 Janar 2021, 13:37, Aktualitet CNA

Ditën e sotme në Fier kanë zbarkuar dhe makineritë e para që për ndërtimin e spitalit Rajonal në Fier.

Banorët vazhdojnë të kundërshtojnë dhënien e truallit të tyre ndërsa theksojnë se betejën e tyre do ta vijojnë në gjykatë. Ata shprehen se nuk janë të kënaqur pasi vlera që u është ofruar nuk është ajo që ka në të vërtetë toka e tyre.

?Ky është një institucion që i shërben komunitetit dhe ne e kemi pranuar, por vlera e lekut nuk është e pranueshme dhe ne do ta vijojmë qëndrimin tonë në gjykatë. Ne nuk e dimë se sa e aftë do të jetë gjykata dhe se çfarë shteti kemi ne?, ka thënë një banor pwr ABC./CNA.al





Lajmet e fundit nga