web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha e emëroi drejtues qarku në Lezhë/ Mark Marku: Ky vendim ka kohë që është marrë

18 Janar 2021, 14:10, Aktualitet CNA

Sot zyra e shtypit të PD bëri të ditur se Lulzim Basha emëroi Mark Markun si drejtues politik në qarkun e Lezhës. Ky i fundit ndonëse deklaroi pak kohë më parë se nuk kishte ambicie për t?i hyrë politikës, filtroi edhe kandidatët për deputet brenda PD, duke rrëzuar në këtë mënyrë komisionin e vetingut.

Por në një intervistë në ?News 24?, Marku zbuloi prapaskenat e këtij vendimi, duke u shprehur se nuk ishte surprizë emërimi në qarkun e Lezhës, por sipas tij ky vendim kishte kohë që ishte marrë.

?Jo. Vendimi është marrë së shpejti, ka shumë kohë. Unë kam pasur ftesa vazhdimisht që të shkojë, që është e nevojshme, pasi nga strukturat kërkonin që të shkoja. Është dashur që të marr një vendim. Kam një pozicion të tillë dhe jam i përkushtuar ndaj gjësë që bëj vet. E kam menduar gjatë dhe e kam pasur të vështirë që të marr një vendim. Në kushtet e tjera s?do e merrja?, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga