web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Brenda Teatrit bëhej party me pica dhe tallava"/ Laert Vasili: Kam video!

19 Janar 2021, 07:45, Aktualitet CNA

Aktori Laert Vasili thotë se ndërtesa e Teatrit Kombëtar, ishte jashtë funksionit.

Ai është shprehur se u disponon disa video që tregojnë sesi Aleanca për Teatrin bënte party e hante pica brenda ambienteve të teatrit Kombëtar.

?Ndërtesa ku strehohej Teatri kombëtar ishte jashtë funksionit. Unë kam luajtur premierën e fundit aty dhe një natë e kemi anuluar shfaqen se drejtori teknik na futi poshtë skenës ku kishte 20 cm ujë. Nëse vihej në punë motori i rrotativit të skenës do të hidhej në erë skena. Kam video ku aleanca e teatri bënte party me pica dhe tallava. I kam videot këtu, se Teatri nuk është restorant, të hanin në shtëpi. Kanë humbur shumë materiale se nuk guxonte që futej njeri brenda në Teatër?, është shprehur Vasili në studion e PolitikOn./CNA.al





Lajmet e fundit nga