web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Isha lypsi më i dalluar”/ Rama injoron Eni Vasilin, tregon si i siguroi vaksinat

14 Janar 2021, 20:13, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Open?, ku po diskutohet për ardhjen e vaksinave anti-Covid, në vendin tonë në mënyre sekrete.

Si ka mundësi që vaksinat u tërhoqën dorazi, ishte pyetja që moderatoja Eni Vasili i drejtoi kryeministrit.

?Së pari se di cfarë domethënë dorazi, se nuk e di të ketë ndonjë dorë aq të gjatë!

Vaksinat kanë ardhur në Shqipëri si kudo, me mjete transporti dhe kushte transporti si kudo.

Kanë qenë të shoqëruar me njësi special sigurie, dhe janë marrë në dorë nga autoritet tona dhe njësi speciale sigurie.

Vaksinat kanë ardhur si nëcdo vbend të botës.

Kanë ardhur nga një vend i BE, që ka kërkua konfidencialitet për arsye të vetat.

Ka qenë dhuratë për Shqipërinë, të cilën unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar.

Në një kohë të dytë, do mund të thuhet dhe do bëj një falenderim publik për atë që i dhuroi.?, tha Rama.

 





Lajmet e fundit nga