web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e Basha betejë në televizione/ "Garë të ethshme" për audiencë

14 Janar 2021, 18:34, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha do të kenë sërish një betejë në televizione.

Mësohet se Rama dhe Basha do të mbajnë intervista në dy televizione të ndryshme, në të njëtën orë.

Konkretisht kreu i PD-së do të jetë në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, ndërsa kreu i qeverisë në emisionin ?Open? të Eni Vasilit.

Dy kundërshtarët politikë janë vendosur në situata të njëjta ashtu si në vitin e kaluar, kur të dy shkonin në të njëjtën kohë në televizione të ndryshme, por jo në përballje kokë më kokë,

Përballja e tyre është nëpërmjet shikueshmërisë, që në të shumtat e rasteve audiencën e ka rrëmbyer Rama, por këtë e ka përmbysur në disa raste edhe Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga