LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytjet në Durrës/ Bahri Shaqiri fillon fushatën për LSI

14 Janar 2021, 11:13, Politikë CNA
Përmbytjet në Durrës/ Bahri Shaqiri fillon fushatën për

Drejtuesi i LSI për Shijakun, Bahri Shaqiri ka filluar fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Shaqiri është ndalur tek përmbytjet në Durrës, teksa thotë se shkak i tyre është mosfunksionimi i hidrovorit të këtij qyteti si dhe bllokimi i kanaleve kulluese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shaqiri kërkon që të merren masa menjëherë që Durrësi të mos përmbytet më. Ai thekson se duhet të lihet propaganda boshe e punëve imagjinare dhe të sigurohet që Durrësi të mos përmbytet

?Mosfunksionimi i Hidrovorit të Porto Romanos një prej shkaqeve madhore për përmbytjen e Durrësit. Një prej shkaqeve të përmbytjeve në Durrës është mosfunksionimi i hidrovorit të këtij qyteti si dhe bllokimi i kanaleve kulluese. Bordi i mirëmbajtjes dhe kullimit të kanaleve kulluese nuk është në gjendje të mirëmbajë kanalet pasi nuk i janë siguruar mjetet e nevojshme. Projekte të shumta abuzive kanë bërë që një pjesë e mirë e kanaleve kulluese të mbyllen ose të tjetërsohet funksioni i tyre. Përpos mosfunksioninit të kapilarëve kullues, problemi rmë i madh dhe urgjent mbetet hidrovori i qytetit. Ndërtimi i Portit të Porto Romanis ka sjellë një rritje të nivelit të detit duke rrezikuar digën e Porto Romanos, por edhe duke nxjerrë jashtë funksioni hidrovorin ekzistues. Si pasojë e rritjes së nivelit të detit dhe bllokimit të grykëderdhjes së hidrovorit janë shkaktuar përmbytje, pasi pompat nuk kanë forcë shtytëse, gjë që sjell dhe mosfunksionimin normal të hidrovorit. Pasojat janë të dukshme, një qytet dhe fusha të përmbytura. Masat duhen marrë menjëherë. Të lihet propaganda boshe e punëve imagjinare dhe të sigurohet që Durrësi të mos përmbytet. Më prill të gjithë banorët e Durrësit do votojnë për një qeverisje të përgjegjshme për të mbrojtur qytetin dhe për të siguruar standarde të sigurta jetese për të gjithë banorët?, shkruan Shaqiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga