Thirrja e farmacistes korçare: Na vaksinoni edhe ne
Prej ditësh së djeshme, edhe sot po vijohet me injektimin e ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, sot sërish ka reaguar në lidhje me darkën e famshme të katër ditëve më parë të një pjese të kabinetit qeveritar, të shoqëruar nga biznesmeni Samir Mane, të cilët ishin të ftuar nga një grup investitorësh në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një darkë, që u tha nga kryeministri dhe nga pjesëmarësit që fatura ishte paguar nga mikëpritësit, krijoi shumë reagim në rrjet, edhe politikisht, por në fund palët u justifikuan me faktin se çdo pagesë ishte bërë nga pala mikëpritëse dhe tentuan që të qetësonin dallgën e ngritur.
Në fakt, edhe sikur ajo që thotë qeveria dhe aktorët që ishin në tavolinë të jetë e vërtetë, minimalisht atje ka një konflikt interesi, por gjithsesi opozita është në të drejtën e saj të ngrejë zhurmë dhe të flas fort për këtë çështje.
Nga ana tjetër, kjo opozitë do të ishte shumë më e besueshme dhe e vërtetë në rast se nuk do të kishte prerë videon apo të sillej me ngjarjen në mënyrë selektive, pra të përjashtonte disa personazhe atje, përfshirë jo vetëm biznesmenin Samir Mane, por edhe drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun të kryeministrit Endri Fuga, bashkëshorten e tij që ndodhej në tavolinë dhe të tjera personazhe.
Nga ana tjetër kjo do të ishte edhe më e besueshme po ta fliste dikush tjetër dhe jo Lulzim Basha. Pse jo? Sepse Luli përmend biftekun dhe thotë se pasuritë e ministrave u shtuan gjatë qeverisjes dhe ishte skandal që fakti që ata po hanin biftek tek Nusreti në Dubai.
Së pari, Lulzim Basha është një personazh i cili ka shtuar pasurinë më shumë sesa ministrat e Edi Ramës. Pra kur Luli flet për shtim pasurie, duhet të ketë parasysh me kë e krahason veten.
E në rast se krahasimi është se Lulzim Basha e ka shtuar pasurinë më pak sesa ministrat e Edi Ramës, kjo është një çështje që duhet ta diskutojë me kryeministrin dhe jo me opinionin publik, pasi Lulzim Basha në këto 7 vite në opozitë si kryetar i saj dhe Partisë Demokratike thjesht dhe vetëm ka shtuar pasurinë. Po të bësh krahasimin e deklaratave me ministrat e Edi Ramës, del më shumë, por ndoshta Luli ka edhe pretendime.
Nga ana tjetër, faktet thonë që Lulzim Basha ka marrë vila tek oligarkët, pasi sulmoi ata siç është rasti i Agron Papulit. Ka marrë vila tek Vala Mara në Gjirin e Lalzit, sërish këto vila të ndërtuara nga oligarkët. Pra pasuria e tij është shtuar me shumë vila, ndoshta dhe me shumë para dhe duket se është vërtet një njeri që pasurohet në opozitë çuditërisht, pa folur këtu për familjarët e tij, bizneset e zhvilluara e të tjera si këto, që po ti krahasonim me qeverisjen e vendit, duken raketë e zhvillimit ekonomik.
Prandaj kur Luli flet për ministrat e Ramës, për biftekun e tyre, ka diçka që nuk shkon. Sepse nuk është thjesht dhe vetëm çështje mishi.
Se sado që të pasurohen, po e marrim të mirqenë apo të korruptuar qofshin, nuk na rezulton të jenë pasuruar kaq shumë sa Lulzim Basha, ose të paktën nuk bëjnë zullumin publik që bën Luli, i cili jo vetëm pasurohet si kryetar opozite, por edhe e reklamon luksin e shfrenuar ku jeton dhe nga dëshira e madhe për tu bërë kryeministër ka filluar të lëvizë edhe si kryeministër me eskorta të mëdha, me shpenzime marramendëse thjesht dhe vetëm për të rivalizuar Edi Ramën në çdo pamje edhe fushë. Tani ka ngelur thjesht dhe vetëm të bëjë një bunker afër tij, pasi të zgjidhë më parë debatin pse ministrat e Edi Ramës janë pasuruar më shumë se Lulzim Basha./CNA.al
https://www.cna.al/2021/01/11/foto-lajm-nuk-eshte-eskorta-e-qeverise-por-luli/
https://www.cna.al/2021/01/10/po-gruan-e-fuges-kush-e-paguan-zoti-kryeminister/
https://www.cna.al/2019/11/08/luli-ne-vilat-e-papulit-nje-histori-qe-nuk-po-ndalet/
https://www.cna.al/2020/08/05/ekskluzive-vilat-e-fshehura-te-lulzim-bashes/
Prej ditësh së djeshme, edhe sot po vijohet me injektimin e ...
Si pasojë e uljes së temperaturave, në zonat veriore akulli ...
Sot është dita e dytë e vaksinës anti Covid, e cila po kryhe...
Zhdukja e papritur e Moisio Habilaj ka ngjallur reagime dhe ...
Ndërtimi i spitalit të Fierit ka sjellë reagim dhe protesta ...
Agjencia Europiane e Barnave ka marrë një kërkesë për autori...
Janë dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, njëri drej...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në jug të Shq...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar informacionin ...
Sot ka përfunduar afati për të dorëzuar emrat e propozuar pë...
Kryeministri Edi Rama ishte i dyti që bëri vaksinën anti-Cov...
Ministri i Jashtëm turk Mevult Çavusoglu u shpreh se është i...
Kryeministri Edi Rama ka folur pasi mori dorën e parë të vak...
Gjatë fundjavës në vendin tonë janë gjobitur 1051 qytetarë q...
Vaksina anti Covid e Pfizer ka nisur aplikimin në Shqiipëri....
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku k...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është duke zhvilluar një ...
Rruga e cila ka rrëshqitur në afërsi të Borshit duke shkaktu...
Adoleshentët apo edhe fëmijët në mosha të vogla kanë filluar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...