LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po gruan e Fugës kush e paguan zoti kryeministër?

10 Janar 2021, 11:52, Aktualitet CNA
Po gruan e Fugës kush e paguan zoti kryeministër?

Dje në mediat sociale filloj të qarkullonte një video dhe një foto e ministrave të qeverisë në një nga restorantet luksoze të botës. Më pas qeveria dhe mediat pranë saj e justifikuan me një axhendë zyrtare.

Por le ti marim faktet një e nga një.

Së pari është krejt normale që ministrat të hanë bukë. Do hanë, do ushqehen, madje në vende të tilla mund të paguhen edhe nga biznesmenë apo nga qeveritë përkatëse. Nuk ka asnjë gjë të keqe që të ketë edhe biznesmenë dhe ata të paguajnë deri kur nuk janë në konflikte interesi. Por përtej propagandës që bën qeveria, çfarë bën në një tavolinë zyrtare gruaja e Endri Fugës? Çfarë përfaqëson? Kë ministri, kë institucion?

Nga ana tjetër, lind edhe një pyetje. Qeveria në qëndrimin e saj ka thënë se është një delegacion që po shkon për investimet e firmosura në muajin nëntor, lidhur me portin e Durrësit dhe për rindërtimin e 2 mijë apartamenteve. Shumë mirë kanë bërë që kanë shkuar.

Po Arbian Mazniku pse ka shkuar? Ç?punë ka? Ai është nënkryetar i Bashkisë Tiranë. Çfarë e lidh me Bashkinë e Durrësit apo me rindërtimin në këtë qytet. Se shumë mirë ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj apo ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, por edhe biznesmeni Samir Mane apo persona të tjerë të qeverisë, përfshirë edhe mediat që kanë marrë me vete, televizionet kombëtare.

Por përse duhet vetë Fuga në radhë të parë, propaganda e qeverisë me gjithë bashkëshorten, përfshirë këtu edhe Arbian Maznikun, pjesë e kujt delegacioni zyrtar janë dhe kush ua paguan shpenzimet?

Se një mik mund të të ftojë për të firmosur disa kontrata dhe të fillosh disa investime dhe qeveria dërgon një delegacion. Por nuk shkon me kuç e me maç, e me kap ç’të gjesh e fut kë të futësh se i hahet muhabeti një ministri, një biznesmeni, apo ai ka qejf të shkojë për turizëm, mos ndoshta duhet thënë se janë edhe njerëzit kryesor të qeverisë.

Prandaj zoti Rama përpara se të bëj propagandë për faturat duhet të na tregojë mandat-pagesat e këtij biznesmeni dhe kush ia ka paguar shpenzimet Endri Fugës, gruas së tij dhe Arbian Maznikut. Sepse këta të tre nuk kanë asnjë lidhje të jenë pjesë e një delegacioni që shkon për Durrësin dhe për rindërtimin. Nuk mjafton Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku dhe biznesmenët që janë me ta, por duhet të shkojë edhe Endri Fuga me bashkëshorten dhe Arbian Mazniku të shijojnë darkat e Nusret-it./CNA.al

Lajmet e fundit nga